Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Unë nuk mund të them nuk na ka pushtuar perandoria otomane, për t'i hyrë në qejf dikujt

| E diele, 29.12.2024, 07:57 PM |


Unë nuk mund të them nuk na ka pushtuar perandoria otomane, për t'i hyrë në qejf dikujt

Nga Gjon Keka

Unë nuk mund të them nuk na ka pushtuar perandoria otomane, as t'ia bëjë rrafsh dikujt, apo për t'i hyrë në qejf dikujt,ose për interesa të sotme politike e shtetërore.

Nuk mund të them për një pushtues të tillë që ka bërë gjenocid, që ka persekutuar, që ka ndaluar shkollimin dhe gjuhën tonë dhe që ka dëbuar dardano-arbërorët nga trojet e tyre pas vdekjes së Gjergj Kastriotit.

Nga pikëpamja historike e fakteve pushtimi otoman ka qenë një nga pushtimet më të egra që e ka dëmtuar kombin tonë si shpirtërisht ashtu edhe fizikisht; shpirtërisht sepse ia ka lënë një ideologjië fetare që është në kundërshtim me natyrën dhe gjeografinë europiane të kombit tonë, dhe fizikisht sepse e ka lënë në mjerim, pa edukim e shkolla dhe e ka ndarë mbi pesqind vjet nga dinamika e zhvillimit modern me popujt tjerë europian.

Për të patur marrëdhënie të mira Kosova si shtet me Turqinë sot, ajo duhet të kërkoj falje për periudhën e pushtimit otoman, sepse ajo është trashëgimtare e saj.

Ndërsa, sot, secili e ka rastin historik dhe është i lirë t'i heq prangat që ia ka lënë ky pushtues me anë të ideologjisë së tij fetare dhe secili mund t'i riktheht foles së shqiponjave të lira dardano-arbërore europiane të Gjergj Kastriotit ashtu si na mësoi ai.