| E premte, 27.12.2024, 07:52 PM |
Vuçiq rrëzon alibinë: - Nuk e njeh Kosovën që të fitojë Rusia në Ukrainë!
Nga
Enver Bytyçi
Presidenti
i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas protestave të ditëve të fundit të
dhjetëra-mijë studentëve kundër tij, vendosi më në fund që ta zbulojë fytyrën e
tij, atë fytyrë që ne ia kemi zbuluar gjithmonë. Duke folur të mërkurën e
kaluar me të rinjtë e partisë së tij ai i akuzoi protestuesit se “për para
bëjnë punë të pista”! Por interesant është se zoti Vuçiq komfirmoi
përfundimisht përkatësinë dhe mbështetjen e plotë të politikave ruse në
Ukrainë. Ai u zotua se “Nuk do ta njohë kurrë, sa të jetë gjallë, pavarësinë e
Kosovës dhe shtetësinë e saj”!
Për
herë të pare ai pranoi publikisht se njohjen e Kosovës nuk e bën, sepse kjo do
të shkonte në dëm të interesave ruse. Vuçiq tha se njohja e Kosovës nga Serbia
u nevojitet perendimorëve për të kundërshtuar presidentin rus, Vladimir Putin.
Perendimorët, tha presidenti serb, e duan njohjen e Kosovës nga ne „Që t’i
thonë Putinit – mos u refero te precedenti i Kosovës, kur flet për Khersonin,
Zaporizhian, Doneskun, Luhanskun e Krimenë, sepse kjo nuk vlen më. Kemi bërë
një marrëveshje dypalëshe mes Beogradit dhe Prishtinës dhe tani nuk mund ta
përdorësh më këtë argument”! Dmth se Vuçiq nuk dashka t’ia heqë presidentit
rus, Putin, alibinë për ta ndarë Ukrainën.
Kjo
deklaratë e liderit serb sillet për herë të parë në publik dhe zbulon faktin se
Vuçiq është peng i Kremlinit. Duke pranuar se presioni I SHBA-ve dhe BE-së ndaj
Beogradit për njohjen e Kosovës është presion që ia heq Moskës alibinë e
pushtimeve në Ukrainë, Vuçiq pranoi se këtë njohje nuk e bën, pikërisht se ai
mbështet politikën e agresionit rus në Ukrainë. Të gjitha manovrimet e
derisotme ranë poshtë. Të mërkurën bota mësoi se Serbia nuk është asnjanëse në
çeshtjen e konfliktit Rusi-Ukrainë. Se ajo thjesht e ka përdor dërgimin e
municioneve në Ukrainë si alibi për të neutralizuar sanksionet e perendimit
kundër Serbisë për mos vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.
Kjo
deklaratë nxori zbuluar edhe përpjekjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi
Rama, i cili pak javë pas sulmit rus kundër Ukrainës në një samit të NATO-s u
bëri thirrje krerëve të shteteve anëtare të saj “të mos e qortojnë Serbinë pse
ajo nuk vendosi sanksione kundër Rusisë”! “Serbia, tha Rama, është në një
pozicion të vështirë dhe duhet kuptuar”! Më shumë se kaq nuk mund të bënte as
Lavrov, po të merrte pjesë si i ftuar në një samit të Aleancës Atlantike. Por
në vend të Lavrovit këtë lloj shërbimi kaq të madh ia bëri Serbisë
pseudo-shqiptari, Edi Rama. Nuk e di si është ndjerë kryeministri në ikje i
vendit tim me deklaratën e mësipërme për vëllaun e tij binjak, Aleksandër
Vuçiq! Nuk e di a e kuptoi më në fund se gjatë gjithë kësaj kohe është goditur
Albin Kurti për veprat pro-Rusisë të presidentit të Serbisë.
Deklarata
e Vuçiq na bën me dije se mos-njohja e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë
është një vepër e Beogradit me prapavijë që të ndihëmojë pozicionin e Rusisë në
negociatat e mundëshme për paqen në Ukrainë. Pra është një shërbim për të
realizuar nga pikëpamja e argumentit teorik ndarjen e territorit të Ukrainës.
Me siguri që ai beson që me ndarjen e Ukrainës krijohen kushte të favorshme për
ndarjen e Kosovës. Por në fakt edhe sikur të përdoret si argument Kosova për
ndarjen e Ukrainës dhe nëse Fuqitë Perendimore do ta pranojnë këtë argument,
kjo do të thotë përfundimisht njohje ndërkombëtare e shtetit të Kosovës. Sepse
Rusia, nëse e përdor Kosovën si provë, atëherë do të detyrohet edhe ta njohë
faktin e shtetësisë së Kosovës. Ndërkaq Serbia mbetet me gisht në gojë. Ajo nuk
do të kishte asnjë shans më ta ndalte njohjen e drejtpërdrejtë të Kosovës në
mbledhjen më të pare të Këshillit të Sigurimit.
Atëherë
pse Vuçiq e luajti lojën e Kosovës për kaq kohë në favor të Rusisë, duke e
fshehë qëllimin e tij të vërtetë? Sepse donte të nxirrte sa më shumë nga
Kosova. Donte që të aneksonte veriun e saj. Donte krijimin e Asosacionit.
Ndërkohë që prej të mërkurës ranë të gjitha rrenat. Tani edhe Christopher Hill,
optimisti më i madh i ndryshimit të kursit të Serbisë drejt perendimit, besoj
se është shumë i zhgënjyer. Të zhgënjyer duhet të ndjehen të gjithë miqtë e
Serbisë në SHBA e në Europën e Bashkuar. Përveç Edi Ramës, për të cilin jam i
bindur se mban lidhje përmes Aleksandër Vuçiq edhe me Kremlinin dhe tashmë
është peng edhe i Beogradit, edhe i Moskës.
Nga
deklarimet e Aleksandër Vuçiq mësojmë se armiq të Serbisë paska qenë Perendimi
dhe Natasha Kondiq. Miku më i mërë i tij ishte dhe mbetet Vladimir Putin. Tani
le të vazhdojnë ata të shpresojnë te ndryshimi që do të sillte presidenti i
Serbisë, Aleksandër Vuçiq! Protestat në Beograd duhen përshëndetur qoftë edhe
për këtë efekt. Tashmë antishqiptarët në gjuhë të huaj dhe ata shqip-folës nuk
do të kenë më alibi për të sulmuar qëndrimet e qeverisë së Kosovës në mbrojtje
të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit! Sepse Vuçiq, te i cili
shpresonin, doli hapur!