Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: E pjesërishtmundura

| E premte, 27.12.2024, 12:17 PM |


Blerim Rrecaj

E pjesërishtmundura

Një i rritur i çoroditur

U kthye në fëmijë

Pa mundur ta zvogëlonte

Edhe trupin e tij

Dhe hipi në një balonë

Që e pa derisa ishte

Duke ec nëpër shesh

Të njërës prej kryeqendrave

Në ditën kur filloi dimri