Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vilhelme Vrana Haxhiraj: Heshtja

| E premte, 27.12.2024, 07:49 PM |


Heshtja

"Sa shtrenjtë kushton heshtja vallë?

Besoj se s'ka as limit dhe as masë,

hesht...vetëm ai,

'Askushi'...

një qenie pa identitet,

mohon jetën e dinjitetin e vet,

që nuk e di se...

të jesh prind është përgjegjësi,

s'di  cili është ...

dhe kujt kombi i përket.

Një i tillë...

a mund të jetë gjykatës

i ndërgjegjes së vet ?!

Kurrë...!

Veç ankthi i së vërtetës e tremb...

oh, sa e tremb...

dhe  për jetë atë e mban  peng...!"

Vivra

Paragraf nga romani: "Ankthi i së vërtetës"