| E premte, 27.12.2024, 07:56 PM |
Si e njoha Gjergj Prenkoçaj, këtë simbol mirësie
Nga
Neki Lulaj, Shkrimtar
Ka
vite që fqinji im Marash Gjolaj dhe bashkëshortja e tij janë si bashkëfamiljarë të shtëpisë sonë. Ata shpesh me
kishin rrëfyer për Gjergj Prekoçajn (si mikun e Marashit dhe vëllan e
Lules) familjen Prenkoçaj nga fshati
Dallashaj të Komunës të Jakovës;si familje me një të kaluar të përvuajtur historike por fisnike bujare,trima të pabindur dhe shumë atdhetare.
Besa
më kishin rrëfyer për Gjergjin vëllain e dashur të bashkëshortes së Marashit,
si njeri i thjeshtë familjar i shkëlqyer, i cili kujdeset shumë shumë për nënën
e tij të sëmurë qe është në prag të
nëntëdhjetave i kujdeseshëm për bashkëshorten e tij dhe për dy djemtë dhe vajzën.
Gjergji
thonë është njeri i pakursyer, veprimtar i madh, punëtor i palodhur dhe shumë i dhënë pas çështjes së
shenjtë kombëtare.
Kisha
dëshirë të madhe që ta takoj Gjergjin
veprimtarin e vyer. por ai është
me qëndrim e banim në Morges,afë Lozanës
të Zvicrës.
Unë
si një pelegrin, herë në Dardani, herë në Ulqin e herë në Shqipëri. Disi na
largohej mundësia e takimit. Kështu
vitet iknin.
Miku
im dhe fqinji im i dashur Marashi i kishte folur gjatë e gjërë Gjergjit për mua
edhe ai disi më kishte njohur pa u takuar kurrë, por dhe kishte treguar interes
dhe dëshirë që një ditë ne të dy të takoheshim ta gjerbonim nga një kafe bashkë
me një bisedë të ngrohtë miqsh mes
fjalëve më të ëmbla si mjalti.
Jeta
rrjedh si uji i lumit. Nganjëherë si dallgë deti, vitet iknin si retë e dendura
pas shiut, si gjethet e vjeshtës pa adresë. Gjergji kishte vendosur që ta bënte
një surprizë shekullore. Në qytetin e Jakovë ta ngrinte shtatoren e si
bashkëemrit të tij Gjergj Kastriotit. Nëpërmjet porosisë te Marashit muaj më
parë isha edhe unë i ftuar që më datën 04. 05. 2024 të jem në Jakovë. Më parë isha njoftuar për
punën gandiste dhe qëllimin madhor dhe kombëtar për ngritjen e shtatores. Kjo
po bëhej në vigjiljen e 25-vjetorit të ditës së çlirimit të Jakovës kjo ishte
një datë madhështore dhe gëzim i dyfishtë.
I
thashë vetvetes
-Oh
sa mrekulli! Edhe unë do jem atje. Po
vjen figura e madhe historike e legjendare e Gjergj Kastrioti nga Sina e Dibrës
në Jakovën historike !
Rrethanat
e krijuara nuk te japin leje qe të veprosh i pavarur sa herë të duash. Kështu
mungova pa dëshirën time në këtë dasëm të madhe
dardane.
E
përcolla tërë ceremoninë e asaj ditë nëpërmes ekranit televiziv, po vetveten
nuk e dallova askund në atë turmë dasmorësh.
Gjegj
Kastrioti arriti në Jakovën e dashur dhe i dha një sharm lirie këtij qyteti
kreshnik.
Ca
muaj me vonë isha në Ulqin.
Një
pasdite isha duke lexuar gazetën javore “Koha”Themelues e se cilës është
:Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete,shkencëdhe kulturë.Botues
e se cilës është Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve.
Pa
pritur më cingëron telefoni.
Në
anën tjetër të receptorit më fliste fqinji im Marashi.
Ai
më fton për kafe, duke me njoftuar se e ka ca mysafirë ne mesin e tyre
edhe Gjergjin.
Dhe
unë pa hezitim i përgjigjem:
-Marash
merr gjithë mysafirët. Ti dhe kush është më ty ejani tek unë të gjerbojmë
bashkë kafe!
Më
përgjigjet:
-Në
rregull po vijmë.
Largësia
ishte 20 metra diferencë.
Arritën
pas pesë minutash dhe zumë vend ne taracën e shtëpisë sime ngase brenda bënte
vapë. Pas mirëseardhjes dhe përshëndetjeve të ngrohta, unë i qerasa me nga një
raki kumbulle për t’i pritur kafet.
Kështu
pa humbur kohë filluam bashkëbisedimin me Gjergjin.
Pa
hezitim të dy i thamë njeri tjetrit:
-Jemi
njohur me vite, por nuk jemi takuar kurrë!
Jeta
e mërgimtarëve i ngjan asaj të shërbimit ushtarak plot mall e plot nostalgji
për çdo pëllëmbë të tokës së atdheut.
Në
takimin e parë fitova këto përshtypje nga mysafiri im i çmuar.
Ai
të jepte të kuptoje se është një burrë me taban kombëtar fjalëpakët.
Një
njeri modest, i urtë, atdhetar i devotshëm, bamirës i madh dhe trim. Një njeri shumë i shoqëruar me një të
kaluar si çdo mërgimtar jashtë atdheut, një individ me një diapazon të gjërë të
kulturës, me një biografi të pasur të aktiviteteve të tij i njohur me shumë
fytyra të artit kulturës dhe politikës por edhe një njeri që nuk kursen asgjë
kur është në fjala për çështjen madhore
kombëtare.
Gjergji
është një bashkëkombas dhe një individ i
shpërblyer me disa dhjetra Mirënjohje dhe lëvdata nga pala zvicerane njeri që
ka zënë disa dhjetra herë vend meritor
ne faqet e gazetave zvicerane me punën e
ndershëm dhe aktivitetet e tija humane.
Mësova
shumë gjëra dhe shkëmbyem ide dhe
mendime të mençura me atdhetarin Gjergj Prenkoçaj. të cilit vetëm ngritja e
shtatores të Gjergj Kastriotit i ka kushtuar mbi 150 mijë euro.
Nuk
donte të lavdërohej sepse ky atdhetarn i devotshëm nuk ishte njeri i lëvdatave,
por i punës.
Ai
më njohu me ngritjen e shtatores së Nënë Terezës ne Lozanë të Zvicrës. Më
tregoi për kontaktet e përhershme që i ka me shoqatat dhe klubet shqiptare
nëpër tërë Zvicrën si dhe për kontaktet e vazhdueshme dhe vizitat kohë
parakohshme që kishte bërë te arbëreshët
e Italisë.
U
dakorduam edhe për projekte të tjera madhore kombëtare që do te bëhen publike
kur të realizohen. Kështu me Gjergjin u ndamë atë mbrëmje kur qëndruam bashkë
deri në orët e hershme të ditës së nesërme. Pastaj rreth mesditës u shkëputëm
për t’u takuar me disa aktivistë të tjerë miq te tij të cilët kishin ardhur enkas nga Amerika, Dardania Shqipëria dhe Anglia
.Në çastin e ndarjes mes nesh shkëmbyem
libra disa dhurata. Mes tyre ishin
dhe dy
librat e mia të botuar gjatë vitit 2024.
Speyer, dhjetor 2024