Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Mjeti kryesor dhe i vetëm

| E hene, 23.12.2024, 07:38 PM |


Mjeti kryesor dhe i vetëm

Nga Petrit Dibrani

Pak janë ata shqiptar, që nuk lëvizin, nuk ndryshojnë asgjë nga Gjeneza e tyre, për asnjë çmim!

Paratë-mjetet financiare, privilegjet në etapa, perioda të ndryshme gjatë historisë së lavdishme të Shqiptarisë, duke u shpërndarë dhe duke u privilegjuar persona të caktuar, e kanë arritur qëllimin.

Ka shumë pse, që i shohim dhe dëgjojmë….

Disa; ka filluar nga shtëpitë, kultet fetare të udhëhequra nga klerik, që në shumë raste, nuk janë shqiptar, me ligjëratat e tyre, duke vazhduar në institucione dhe rrugë.

Dhe përfundimisht e qëllimisht, shkurt e troç dhe SHQIP.

“Varësisht, në cilën kuzhinë ushqehet një familje edhe drejtimi, jetesa, pamja, veprimet, tjetërsimi dhe gjithçka tjetër, i përket rrënjësisht kuzhinës së caktuar ku ushqehet”!

Edhe ky shkrim i shkurtër, është arsyeja e radhës, pse GJERGJ KASTRIOTI: ishte, është, e përjetësisht edhe n’varr, do mbetet Profeti Im.

Ju dua të bashkur dhe ju përshëndes me një foto, që kam nostalgji, ngase nëse nuk e dua dhe nuk kam nostalgji për veten time, atëherë s’mund t’ju respektoj dhe as t’ju dua as juve Shqiptar të Bashkuar.