Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Historia e përtëritjes së shqiponjës

| E diele, 22.12.2024, 07:50 PM |


Kur shqiponja plaket, i rëndohen krahët dhe i errësohen sytë. Pastaj kërkon një burim të qartë dhe fluturon deri në Diell, ku i djeg krahët dhe sytë.

Më pas ulet në burim, zhytet në të tri herë dhe kështu rinohet

Kështu njeriu, kur sytë e zemrës së tij janë të errëta, le të ngrihet te Krishti, Dielli i Drejtësisë dhe le të përtërihet në burimin e jetës së përjetshme në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë.

Bazuar në studime të një studuesi europian (F.L.1889), shqiponja, pasi i ka djegur krahët e vjetër në Diell, kujdeset për të vegjlit e saj deri sa të rriten.