| E hene, 16.12.2024, 07:15 PM |
Epoka e Gjergj Kastriotit duhet ta mbajë emrin e veçantë "Historia e Shpëtimit"
Nga
Gjon Keka
Mendoj
se epokës apo historisë së Gjergj Kastriotit duhet t'ia japim një emër të
veçantë, si "Historia e Shpëtimit" të identitetit dhe qenjes sonë
dardano-arbërore europiane.
Duhet
ditur se kjo epokë apo kjo histori e shpëtimit është e vetmja që na mbanë të
lidhur ngushtë me familjen europiane, aq ngushtë sa Gjergj Kastrioti ynë u
emërua prijës i ushtrisë së përbashkët europiane të asaj kohe dhe u bë mburoja
e civilizimit të përbashkët të familjes europiane.