Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Patrioti korçar Dhimitër Zografi (1878 – 1945)

| E diele, 01.02.2009, 02:49 PM |


Dhimitër Zografi (1878 – 1945)
Dhimitër Zografi (1878 – 1945)
Lindi në Korçë. Në fund të shekullit XIX së bashku me vëllezërit emigroi në Rumani. Më 1906 merr pjesë në themelimin e shoqërisë patriotike të shqiptarëve te Bukureshtit “Bashkimi-Unirea”. Një nga organizatorët e mbledhjeve që u zhvilluan në fillim të nëntorit 1912 në Bukuresht. Aty theksoi se patriotët “kanë besim të plotë në veprimin e Kombit shqiptar pas udhës që tregoi z. Ismail Qemal Beu e se kanë për të bërë sa mundet me gjithë shpirt e me të gjitha mënyrat për shpëtimin e Atdheut”

(“Shqipëri` e Re”, Kostancë, datë 29 nëntor 1929).

U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912 firmos vendimin e Pavarësisë me siglën “Dimitri Zografi”. Anëtar i pleqësisë. Në dhjetor 1912, bashkë me Dhimitër Emanoilin, shkon në Brindisi e prej andej kthehet në Korçë nga ku largohet më 1917. Kundërshton vendimet e padrejta të Konferencës së Parisit në kurriz të popullit shqiptar dhe firmos protesta drejtuar kryesisë së saj në qershor 1919. Vdiq në Bukuresht.

Shënim: Të dhënat historike dhe hipotezat e paraqitura në këtë artikull, nuk prezantojnë një qëndrim zyrtar të stafit të Revistes “Qyteti im”.

Përgatiti: Niko Kotherja
Marre nga Revista “Qyteti im”
E shkeputi per ribotim: Baki Ymeri (Bukuresht)