| E diele, 15.12.2024, 07:48 PM |
Visar Zhiti
DYERT
E GJALLA
-
poezia e së shtunës –
Hapen
dyer,
mbyllen
dyer.
Dyer
që na çojnë te vetja,
dyer
që na nxjerrin nga tjetri jashtë.
Trokasin
në dyer
që
s’hapen,
futemi
në dyer,
që
s’ mbyllen.
Dyer,
gjithë ato dyer.
Njëra
të çon te një kujtim,
tjetra
te një rrezik,
asgjëkundi
një tjetër.
Te
një ngjarje që s’ka ndodhur akoma
të
çon një derë,
te
një ngjarje që ka ndodhur një herë
të
çon një tjetër.
Dyer
hallesh,
dyer
dhimbjesh,
dyer
fitoresh
me
qenin e ferrit në prag,
dyer
të grira nga plumbat,
dyer
burgjesh,
dyer
shtëpish publike
me
llampën e kuqe të gjakut
që
e tund era si marramenth,
dyer
kështjellash, tradhëtish,
dyer
disfatash, krenarish,
dyer
poetësh çelsahumbur,
pa
lloz,
derë
e lulëzuar nga urimet,
derë
e brejtur
nga
vështrimet ziliqare,
derë
rrotulluese vallzimesh,
dyer
të kristalta si femrat,
dyer
hekuri, të xhandarta,
dyer
druri si durimi,
dera
që çon lart,
dera
që i vjen rëndë që është derë,
dyer
me emra,
dyer
pa emra
dyer
që fusin erën si një gazetë,
dyer
që s’fusin dritën-bëjnë detyrën,
dyer
të pastërtísë,
dyer
të fyerjes,
dyer,
prapë dyer, dyer përsëri.
Te
dyert e së mirës
dua
të mbërthej dorën tgime
si
dorë metalike
që
kapet për të trokitur.
U
bini horizonteve me dorën time!
Qaj
bashkë me derën
nga
doli arkëmorti i të zotit
të
shtëpisë,
hesht
te dyert që heshtin.
Ku
ka shtetrrethime
trëmbem
me gjithë dyert e botës.
Vetvetiu
ma hap liria,
prapë
hapem si kapakë guackash
që
të futen si perla
bukuritë
prej nusesh.
Nuk
dua të mbyllem!
Një
thirrje fëmije më hap befas,
se
ai s’arrin dot dorezën,
gjithmonë
të ngrohtë
nga
të prekurit,
vezulluese
si buzëqeshjet.
Dhe
gërvishtja me thonj macesh
i
një meraku
më
hap.
Të
jesh derë e gjallë
si
ajo që bashkon stinët
apo
zërin me zemrën,
mendimin
me aktet,
zogun
me zgavrën e kitarës,
yllin
me dallgën,
pjalmin
me puthjen,
lotin
tënd që të rrjedhë
në
faqen time,
sytë
e kohës
me
sytë e ngjarjeve,
veten
me veten
dhe
të ndjehesh i gjithi
popull.
————————————-
Libri
im “Dyert e gjalla”,
që
mban titullin e poezisë, doli në vitin 1995 nga Botimet “Eurorilindja” e
Kosovës, që ishte zhvendosur në Tiranë nga shkaku i dhunës serbe.
Ishte
përmbledhja ime e katërt dhe më mallengjente fakti që e botoi Kosova jonë…
Dhe
kur shoh këtë vepër piktorike, që vërtet më trondit në heshtje, e piktorit me
njohje ndërkombëtare Agim Sulaj, një derë përballë e mbyllur dhe kurrizi po si
derë dhe po e mbyllur, ato trokitëset metalike befas zenë e trokëllijnë fort
brenda meje, përzierë me rrahjet e zemrës dhe më ndërmendet poezia “Dyert e
gjalla”, libri, që duhet të kishte në kopertinë këtë pikturë, por atë e kam
parë së voni dhe ndoshta piktori i dashur më jep leje në ndonjë ribotim të
mundshëm.
Por
sot solla poezinë time të dyerve si një trokitje e së shtunës…