| E diele, 15.12.2024, 07:52 PM |
Pse duhet të mblidhen parlamenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës?!
Nga
Prof. Dr. Enver Bytyçi
Spikerja
e parlamentit të Shqipërisë njoftoi sot se së shpejti do të organizohet një
mbledhje e të dy parlamenteve atij shqiptar e atij kosovar. Nuk i besova lajmit
dhe e lexova deri në fund njoftimin. Doja të zbuloja se mos ndoshta është fjala
për ndonjë guridë turistike apo për piknik të përbashkët. Por jo! Thoshte se do
të ketë mbledhje të përbashkët të parlamentit të Shqipërisë dhe parlamentit të
Kosovës. Pastaj, disa orë më vonë, u njoftua se në fillim do të flasin dy
kreyeparlamentrët dhe në fund edhe dy kryeministrat! Në këtë moment “më doli
gjumi”. Të dy vendet tona janë në fushatë elektorale. Sapo m’u kujtua ky fakt,
e besova menjëherë se këta do t’i bëjnë bashkë parlamentarët e të dy vendeve
për arsye elektorale. Eshtë kohë fushate! Edhe kohe mashtrimesh e propagande!
Se
nuk ka asnjë arsye tjetër pse duhen bërë bashkë parlamentet përkatëse. A mund
të marrin ato ndonjë vendim? Jo! E shumta mund të miratojnë ndonjë rezolutë me
disa fjali propaganduese dhe kaq! Sikur të miratonin rezolutën ku dënohet
genocidi serb në Kosovë, do ta përligjka plotësisht mbledhjen e përbashkët të
këtyre dy parlamenteve. Ndërkohë, a mund të bëjnë ligje këto dy parlamente?!
Sërishmi JO! A kanë fuqi ligjore dhe ekzekutive rezolutat që ato mund të
miratojnë?! Natyrisht që JO! Fuqi loigjore marrin vetëm vendimet ndaras të
tyre, dnryshe do të kishim shkelje kushtetuese. Ndërkaq të dy ekzekutivët e të
të dy vendeve kanë axhendën e tyre. Mbledhja e të dy parlamenteve nuk sjall
asnjë ndryshim në planifikimin e buxhetit të të dy vendeve. Sepse buxhetin
Kosova dhe Shqipëria sapo e kanë kaluar në parlament.
Shtrohet
pyetja e sinqertë: - Çfarë mund të sjell kjo mbledhje për mirë në jetën e
qytetarëve të të dy shteteve tona? Përveç disa emocioneve propagandistike për
naivët që mashtrohen nga propaganda, asgjë konkrete! Atëherë mbledhja në fjalë
duhet bojkotuar. Deputetët e opozitës në Shqipëri dhe ata trë Kosovës nuk duhet
të shkojnë në një mbledhje të përbashkët të parlamenteve të të dy shteteve tona
për të dëgjuar dhe promovuar dy kryeministrat e dy kryetarët e parëamenteve
përkatëse. Nuk duhet të bëhen dekor i propgandës së turpshme të këtyre katër
shtetarëve shqiptarë, të cilët thjesht duan të shesin “dushk për gogla”!
E
di se sidomos Edi Rama do ta shfrytëzojë bojkotin e opozitës si akt “tradhtie”
dhe “antikombtar”! Aq më tepër se në këtë mbledhje nuk do të bëhen pjesë
deputetët serbë në pralementin e Kosovës.Jo se kanë gjë me Ramën, por se duan
ta përdorin këtë mbledhje për propagandë ndërkombëtare kundër Kosovës! Kursa
Rma do ta krahasojë aktin e opozitës me atë të deputetëve serbë. Ndërkaq
opozita ka thënë se është dhe duhet të jetë e vërtetë. Të jesh i vërtetë, do të
thotë të mos bëhesh fasadë e kurrkujt, aq më pak e pushtetit! Shkurt: Kjo
mbledhje ka për qëllim të proovokojë opozitën!
Opozita
duhet t’u thotë troç shqiptarëve se kjo mbledhje e përbashkët e dy parlamenteve
tona, të Shqipërisë dhe të Kosovës, është një artificë, të cilën do ta
shfrytëzojë Serbia dhe presidenti Vuçiq për ta paraqit Kosovën si “shtet të
përkohshëm”, “për shkak se ajo do t’i bashkohet Shqipërisë”! Edi Rama e di këtë
skemë, prandaj duhet të jetë investuar aq shumë për ta realizuar këtë të
ashtuquajtur mbledhje. Ndoshta e bën këtë edhe për të shantazhuar aleatët tanë
perendimorë, se “nëse ata nuk mbështesin kreun e narco-shtetit shqiptar në
zgjedhjet e 11 majit, ky i fundit do ta destabilizojë rajonin”! Nuk e di nëse e
ka ose jo këtë problem edhe zoti Kurti!
Kujt
i shkon mendja se kryeministri i Shqipërisë nuk afrohet me Kosovën me intriga
të caktuara, ai gabon rëndë. Nuk e di nëse e llogarisin këtë fakt Albin Kurti
dhe Glauk Konjufca. Kush beson se Edi Rama i kundërvihet vërtet planeve serbe
në Kosovë, sërishmi ai gabon! Rama u shërben planeve dhe projekteve serbe në dy
mënyra: - Drejtpërdrejt, duke e marrë në mbrojtje Serbinë dhe nga ana tjetër,
duke luajtur ne situata të caktuara ekstremistin nacionalist shqiptar, me
qëllim që Serbia të ketë sukses në propagandën e vet anti-shqiptare!
Opozita
nuk duhet e nuk mund të bëhet pjesë e kësaj loje të rrezikshme! Presidentja e
Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu duhet të shprehet publikisht kundër kësaj
mbledhjeje, nëse nuk e ka dhënë ende miratimin e saj për të!