Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Fisniku i fjalës se mençur

| E premte, 13.12.2024, 07:38 PM |


Fisniku i fjalës se mençur

(Mikut Sejdi Berisha)

Nga Neki Lulaj

Nuk do vijë me si me parë

Buzë Lumbardhit të Blini plak

Ku dikur llafosnum e gjebronim kafet

Si miku me mikun në konak

Lumbardhi rrjedhë e rrjedhë pikëllueshëm

E mbi te po bie shi pa pra

Bashkë nuk do jemi me si me parë

Rrjdhë o lum  gurgullo me valët e tua pa pra.

Te erdhëm pa paralajërim për vizitë në shtëpi

Me mall e lotë me prite ke porta

Çuditërisht me the O sam e keni munguar

E kam ditur qe sot keni për t`me vizituar o mik o dost.

Me pyete mes lotëve për miqët e shumt te artit

E boca e Oksigjenit punonte pa pushim

Me premtove se shpejtë do te  sherohesh e forcohësh

Te Blini i poetve do rrufatim i sërish kafen e ngrohët.

Por çuditërisht ti na mashtrove

Na ike si gjethi i vjeshtës  mes ndërskemcave te kohës

Urtaku i rrallë e latuesi i vargut

S`pajtohëmi qe  na ike ne ameshim pa lamtumirën tonë..

Sigurisht kur mesnata bënte hapat e saj

Ti luftoje me dhembjët e mushkrive dhe pagjumësin

Hëna memece e varur si strajcë e pikëlluar

Jeta mbi ty shkruante testamentin e poezinë.

Tiktakët e orës se murit ecnin me ritmin e zemrës

Akrepat e lodhur përpiqeshin te shënonin ditën e re

Mbi qepapallat e lodhura dhe mushkrit e shkatrruara

Nga kolla po ikën ne këtë shekull Migjeni i ri.

Në këtë dhjetor  po digjën meteoret

Ti rri i heshtur si një perendi

Sejdi Berisha ne jemi të strukur ne Liqenin e lotëve

E kemi të pa mundurën qe të flasim me ty.