| E enjte, 12.12.2024, 07:54 PM |
Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 dhe goditjet nën brez nga të gjitha partitë politike të Kosovës
Nga
Nue Oroshi
Sa
afrohet data e zgjedhjeve për Parlamentin e Kosovës 9 shkurti 2025 dhe kur
listat për kandidatë për deputet veçëse janë aprovuar po shihet një goditje e fortë nën brez gati e të gjitha partive parlamentare të Kosovës.Them goditje nën brez për faktin se
opozita nuk po mirret me mosrealizimin e premtimeve të Qeverisjes në këtë rast opozita e cila duhet të bëj një analizë të qeverisjes
katërvjeçare të pozitës.Kurse pozita po
merret kryekeput më të kaluarën e opozitës kur kanë qenë
në qeverisje.
Opozita
duhet ta merr programin e qeverisë që e
ka pasur në fushatën zgjedhore për zgjedhjë te vitit 2021 dhe të shikoj se sa nga premtimet i ka realizuar
pozita dhe sa nuk i ka kryer.Të mirrën
shkurt e shqip me punën katërvjeçare në
qeverisje se sa vende të lira të punës janë hapur. Sa është zhvilluar ekonomia, mjekësia, bujqësia dhe
blegtoria?Sa janë arritur të ecin reformat arsimore në Kosovë? Çfarë arritjesh
janë bërë në aspektin e kulturës, shkencës dhe gjygjësisë?
Sa njohje të reja janë kryer për katër
vitet që ka udhëhequr kjo Qeveri? Sa është
arritur që të përkrahet mërgata
në projektet e saj dhe të bëhen publik
cilat projekte të mërgatës janë kryer deri me tash? E them se cilat projekte
janë kryer e jo premtime se do të kryhen
në të
ardhmën?Këto në pika të shkurtëra duhet të jenë
fokusi i analizave të punës
katërvjeçare të Qeverisë Kurti.Ajo çka nuk duhët të bëhet janë sulmet personale dhe familjare që
politikanët si ata të opozitës si ata
të pozitës ti ndalin goditjët ndër brez.
Opozita
duhet të mirrët me Kurtin si qeveritar
në këto katër vite dhe jo me Kurtin si individ, përveç kuptohet nëse kanë fakte
për demtimin e interesit shtetëror dhe që
duhët të mos mbajnë konferenca
për shtyp por këto fakte ti dorzojnë në
Prokurori.Si mund ta ndien vetën liderët e partive politike të Kosovës kur më 10 shkurt,2025 rezultati
zgjedhor mund ta prodhon një rezultat zgjedhorë që duhët një koalicion prej dy
apo tre partive politike për ta formuar Qeverinë e re. Në anën tjetër edhe Vetvendosja duhet
ta kuptojnë se të qëndruarit katër vite
në pushtët nuk kanë mundur të
kalojnë të gjitha me duar të
pastra.Mund të ndodhë se edhe në
Qeverinë Kurti po ashtu edhe si
në Qeveritë e kaluara mund të ketë pasur korrupsion
të nivelit të lartë gjë që Prokuroria e Kosovës e ka të drejtën që ti zhvilloj hetimet.Në këtë rast nuk është mirë që gjykatat dhe prokuroritë të instrumentalizohën për që llime
politike.Edhe ftesa që i bëhet Albin Kurtit nga Prokuroria Speciale e Kosovës
nuk duhë t te jetë pjesë e fushatë s elektorale.Tek e fundit nuk është as i pari dhe as i fundit politikanë i
Kosovës që ftohet dhe mirrët në pyetje
nga Prokuroria e Kosovës.
Ai
shkon aty e jep dëshminë dhe e zhvillon
aktivitetin politik.Por instrumentalizimi i kësaj çështje për qëllime politike
është shumë i rrezikshëm për
demokracinë.Sa ka të drejtë VV të thotë se këtë
çështje e ka kryer opozita, aq ka të
drejtë edhe opozita të thotë se
tash prokuroria dhe gjygjësia udhëhiqen nga Qeveria sepse Ministria e
Drejtësisë është nga radhët e VV. Në
këtë rastë këto çështje duhet të lihën jashtë
fushatës dhe jashtë
politikës.Fushata duhet të
zhvillohët e qetë dhe pa goditje
nën brez as nga pozita dhe as nga opozita.Dhe në fund vendos populli se kush do të jetë
fitues i këtyre zgjedhjeve.Me një fjalë nuk duhet krijohet armiqësi
në mes të partive politike në Kosovë. Meqë ka 20 vite që jam pjesë e
politikes gjermane dëshiroj të japë 3
raste se çka kanë ndodhur me politikanët gjermanë kur ësht rasti i thyerjes se
Ligjit.
1.
Helmut Kohli kancelari i bashkimit të
Gjermanisë dhe politikanë shumë i
respektuar në Gjermani pas largimit nga
politika vetëm se nuk e ka deklaruar emrin e një donatori që
e ka financuar CDU-në , në
zgjedhjët për Bundestag ju kanë hequr shumë epitetët e nderit që ka pasur qoftë në nivelin shtetëror e qoftë ne nivelin partiak.
2.
Rudolf Scharping ish kryetar i SPD-së
dhe ish Ministër i Mbrojtjës vetëm se e ka shfrytëzuar një aeroplan luftarak për një takim privat është detyruar të
jep dorëheqje nga posti i Ministrit të
Mbrojtjes ku edhe me pas edhe nga ai i SPD-së .
3 Rasti i tretë
që e kam përjetuar personalisht në
mandatin e parë si këshilltar i Asamblesë se qytetit të
Kielit, dhe si sekretar i kësaj asambleje në
vitët 2013-2018. Ish përfektja e sapo zgjedhur e Qytetit të Kielit dr.Susanne Gaschke që kishte nënshkruar një marrëveshje në mes të qytetit të Kielit më
një klinikë private të syve. Marrë veshja ishte bërë në
atë mënyrë që Klinikës që i kishte një borgj qytetit të Kielit me vlerë prej 3.8 milionë eurosh u ishte falë gjysma
e tatimeve 1.9 milion euro kurse për
gjysmën tjetër 1.9 milion euro detyrohej Klinika ti paguaj qytetit te Kielit.
Por ne grupi i asambleistëve të
CDU-së kishim verejtur se këtu
kishte shkelje të ligjit. Nuk kishte
të drejtë ligjore që
Prefektja e qytetit të
nënshkruante një marrëveshje
që e kalon shumën më tepër se gjysmë milioni euro pa e kaluar atë marrë veshje në Asamblenë
e qytetit të Kielit.Lufta
politike ka zgjatur mbi 4 muaj dhe jam vet dëshmitar se si funksiononte
demokracia gjermane.Ka pasur raste që
kemi pasur në mbledhje deri
në 12 televizione qëndrore dhe
lokale.Më në fund kryetarja e bashkisë u dorëzua dhe dha dorëheqje.Ajo edhe pse
kishte burrin deputet në Bundestagun
Gjerman Dr.Hans Peter Bartels ai nuk mundi ta shpëtonte nga dorëheqja.I dhashë
këta tre shembuj për të vërtetuar se si
vepron shteti gjerman aty ku shkilet ligji.E Republika e Kosovës më një
përvojë jo të gjatë shtetë rore duhët të mësohet se si funksionon demokracia.Politika
nuk duhët ta përzi gjygjësinë . Ato janë të ndara nga njëra-tjetra.Dhe
krejtë në fund kam një
këshillë tek partitë
politike.Kandidatët i keni bërë
publik.Por jo programet qeverisese që planifikoni të kryeni në mes viteve 2025-2029. E pasi që ti paraqitni
këto programe qeverisese secili nga 110 kandidatet që janë nëpër lista ti
paraqesin se paku disa pika për qytetin se nga e kanë bazën elektorale se çka planifikojnë të arrinë. Çështjet e fyrjeve dhe sharjeve me
njëri-tjetrin u ka ardhur fundi. Në vend të fyerjeve dhe sharjeve uluni dhe
studioni çështjet sociale, ekonomike, bujqësore, shkencore, mjekësore,çështjet
e zhvillimit të pyjeve,ikjën e
rinisë dhe shumë e shumë
çështje të tjera që janë duke e
munduar Kosovën e zvetnume. Kurse sa i përket temës dhe përballimit me
serbinë mos e bëni pjesë të
mbrendshme të fushatës politike
por dilni më një qëndrim të
përbashkët pozitë dhe opozitë .