Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Halim Hasani – Hipokrati i aforizmit shqiptar

| E diele, 08.12.2024, 04:02 PM |


Sevdail Hyseni

Poezi

HALIM HASANI 

HIPOKRATI I AFORIZMIT SHQIPTAR

Shkronjat e arta, të gdhendura nga Halimi,

Një mjeshtër i fjalës, shembull frymëzimi.

Me mendje të ndritur, në shpirt shkrimtar,

Aforizmat e tij, janë thesar i çmuar letrar.

Mijëra aforizma, të shkruara me mjeshtri,

Fjalët që prekin, zemrat në përgjithësi,

Nga pesha e fjalës, shprehja e stilistikës,

Halim Hasani, Hipokrati ynë i aforistikës.

Me stil dhe shprehje të pasura gjuhësore,

Çdo aforizëm i tij, është një përmendore,

Për një shoqëri të pastër dhe të drejtë,

Në dritën e mendimit, që shfaqet i kthjelltë.

Autori i aforizmave, vlerësohet legjendë,

Fjala e tij fluturon, një epokë nëpër jetë.

Urtësia e mençuria, nëpër çdo libër të tij,

Janë pasuri, që lexuesi i pret me kënaqësi.