| E premte, 06.12.2024, 08:31 PM |
Tahir Bezhani:
ZJARR
MALLI I PASHUAR
(Mikut
e poetit Sejdi Berisha, i cili, këto ditë iku në amshim)
Më
mashtrove miku im...
Në
ndarje më fole në përsëritje
Se
do pimë kafe në Bajram Curri
Do
bëhemi së bashku si dikur
E
do flasim me zemër e shpirt të dlirë
Do
përqafohemi fort te pishat
Të
flasim pafund për letërsinë...
Ti
ike....
Ike
tinëz pa lamtumirë
Pa
përqafim e shtrëngim eshtrash
Më
le të vyshkur, si të shkretë
Në
lëndinat e mallit duke bredhur
Në
ballafaqim me erërat e mallit si zjarr
Duke
të shikuar qyteteve tona kudo
E
lotët ndalen në hijen tënde
Në
atë fushë balli plot krenari
Aty
ku shëtisin kohët si në log betejash...
Pushojnë
kujtimeve mes vargjeve tuaja
Zjarrmia rritet shtatit të degdisur
Malli
ngjeshet qepallave si dru i djegur
Si
kore buke e çerepit nën saç...
Djersë
të valëta pikojnë poreve të shtjerrëta
Sytë
nguliten te Blini i Poetit te ”Dukagjini”
Oh!
Sa kujtime u derdhen nën aromën e tij
Sa
piskamë lëshon dhimbja e heshtur
Fshehur
në shpirtin tim të ganduar
Frymëmarrja
zvogëlon diafragmën
Zemra
zvogëlon ritmin përplasjeve
Gjoksi
më dridhet si shelgu
E
si t’ia bëj o miku im pa ty...
A t’i flas Lulit, Rremës e miqve tjerë
Se
ike pa përqafimin tonë?...
Fol,
fol!.. Si t’ia bëjë
Apo
ty të morën me nguti në qiell
E
nga andej na mëshiron zemrat
Atje
bën dritë të përhershme
Si
meteorë shkëlqen gjithësinë
I
pavdekshëm mbetesh përgjithmonë
Miku
im i shtrenjtë...
Gjakovë, 05.12.2024