Kulturë
Tahir Bezhani: Valëzim i këndshëm poetik mes sfidave të jetës
E enjte, 05.12.2024, 06:50 PM
VALËZIM I KËNDSHËM POETIK MES SFIDAVE TË JETËS
Vështrim libri: Libri poetik, “Simfonia e
Stinëve”, një libër bukur
i baraspeshuar me sfidat e kohës.
Hyrë H. Fazlija: “Simfonia e Stinëve”, poezi,
botoi “Fidani” Prizren,2024
“Lëri
kohës kohë, për të zhveshur kohën e mendimeve të mia....”
(Autorja)
Nga
Tahir Bezhani
Krijuesja
e kahmotshme me libër të ri, znj. Hyrë Fazlija, më në fund përmblodhi gjithë
sfondin e saj poetik dhe doli me librin
e kompletuar poetik me titull
joshës, që lexuesit i premton
edhe shumë të tjerë “Simfonia e
stinëve”.
Një
libër me gërshetime të thukëta poetike,
shikuar nga thellësia dhe gjerësia e shtrirjes tematike e hapësinore ,të lë përshtypjen se autorja e
librit ka njohuri e dije solide në
ndërtimin e vargut poetik ,duke sjellë emocione e ndjenjë ngrohtësie.
Kjo
vlerë nuk paraqet befasi nga se autorja vjen nga profili i arsimit, edukatore disavjeçare
nëpër shkolla të ndryshme fillore e të mesme, si në atë “Fan Noli” në Dujakë,
Dobrigje, dhe së fundmi, kryen funksionin e drejtoreshës në SHFMU “Rilindja” në Dobrigje. Kjo hyrje profilizon personalitetin transformues e intelektual të një femre
shqiptare në rrethana të kohës që kalon
shoqëria jonë. Shembuj të tillë shtojnë krenarinë e ecjes kah e mbara e gjinisë
femërore në mesin tonë.
Si
t’i qasemi leximit të vargut poetik në librin “Simfonia e stinëve “, kur
autorja ka një shkapërderdhje mendimesh në subjektin e saj poetik, duke u
përpjekur që asgjë mos t’i kalojë pa e parë, pa e shijuar, pa u ndalë e gjykuar, e pastaj të japë këndvështrimin logjik të rrjedhës frymëzuese,
herë- herë kozmografik. Në këtë “sprovë” futet lexuesi tek poezia në fq.21 të librit, ”Të të rrëfehem vetëm pak,
hënë....”:
“Unë
kam lindur në vjeshtë/kur gjethet vareshin në sy.../për të jetuar vetëm në një
stinë/të kam lënë zgjuar, Hënë/të kam ngrënë
në çdo darkë/ta kam vjedhur shkëlqimin/më është dashur për vargjet/kam
matur hijen time deri tek ti/t’i bëja fole shpresës e kapërdinim me dhëmbë....”
Në
këtë poezi të gjatë, vërejmë diapazonin e njohurive të autores dhe shkathtësinë
e përdorimit të metaforave poetike, një portretizim poetik të intimes personale
para objekteve këndvështruese, ku imagjinata e pasur, vë në lëvizje emocionet e
dalldisura, te valëta nga thellësia e shpirtit ,gjithandej botës imagjinare
deri ne infinitiv.
Ndërsa
tek poezia “Grua” poetja Hyrë Fazlija, me mprehtësi vë në spikamë gruan dhe rolin e saj,
funksionin shoqëror, vuajtjet e pësuara, por edhe qëndresën e karaktershme si
mesazh dhe obligimi i të qenurit grua-nanë. Disa vargje nga kjo poezi
arsyetojnë të thënat e lartcekura kur lexojmë:
”
Grua që natën mban në duar, zgjuar/frymorin, frymuar, jetuar.../grua lotin e
ngrin në qepallë/kur shpirti do të dalë..../grua që veshësh në behar/ngrihesh
në Acar.../Grua, aq shumë e ëndërruar,/nga të gjithë e dashuruar...”
Vargjet
e lartcekura dëshmojnë aftësinë e poetes Hyrë Fazlija për të formuar mozaikun e
ideve krijuese me qëllimin që të shfaqë
mendimet mbi fenomenin përcaktues, i cili i rri si peshë mbi shpirtin e
paqetësuar poetik.
Te
poetja Hyrë Fazlija, përmes vargjeve të
saj, hetohet një gjendje e parehatisë emocionale që në vazhdimësi e prek
thellësive të shpirtit e ndjenjave personale.
Zaten, një situatë të ngjashme iu përket të gjithë krijuesve, në forma e mënyra të ndryshme, por tek poetja
Hyrë Fazlija, dhimbja vjen si një vlerë
e thelluar brenda qenies njerëzore, të
karakterit emocional, ku spikat sinqeriteti i të përjetuarit të një ngjarje të
hidhur.
Këtë
peshë dhimbje e gjejmë te veçuar në poezinë “Te ka ndodhur”. Lexojmë disa
vargje tejet brilante, ku autorja, ia shtron një mori pyetjesh vetes, lexuesit,
me vetëdije të lartë, për ta ndarë një moment, një dhimbje, një përjetim edhe me të tjerët. Këtu dallohet universaliteti e
mendimit bashkohor të autores, duke u nisur nga e përveçmja në të
përgjithshmen.
“
A të ka ndodhur të zien shpirti/si uji i valuar kur gatuan bukë misri/Të ka
ndodhur të mbushen sytë me lot??të ndalosh zërin e shterur ,dhe,/t’ua lakosh udhën
për tek buzët.../Të ka ndodhur të qash dhe t ‘mos të
rrjedhin lotët?/ Të ka ndodhur të jesh e vdekur dhe të jetosh? ( Më mëso
të jetoj ndryshe!.)”
Thuhet
se jeta është luftë dhe për të luftuar për jetën, patjetër se kalohet përmes
shumë sfidave, provave nga të cilat njeriu, detyrimisht duhet të mësojë “lojën”
e jetës dhe të mbijetojë përballë çdo vështirësie. Poezia “Te ka ndodhur” e
poetes Hyrë Fazlija, jo vetëm se ka një gamë të zgjeruar të filozofisë së
jetës, por dedikon si një komponent durimin, mosdorëzimin në vështirësi, si
filozofi jete në përgjithësi. Poezia në fjalë përmban ajkën e librit poetik
“Simfonia e stinëve”, të poetes Hyrë Fazlija.
Në
tërësinë e librit të saj, lexuesi gjen kënaqësinë e paraqitjes së temave
të gjithanshme, adresuar me përvojën e saj njerëzore, si
synime të një madhështie personale e intelektuale, ku reflektohet ndjenja e
sinqertë në aspektin personal familjar e shoqëror.
Autorja
në krijimtarinë e vet, si idhull, ka familjen, të cilës iu përkushtohet me
vargje të valëta, si vëllait, motrës, nënës etj.
Në
poezinë “Për vëllain”,vargjet e fundit
janë të zjarrta dhe përmbajnë konotacionin elegjiak duke iu drejtuar vëllait:
”
Ke ngrënë bukë , vëlla?/Ti që digjesh deri në pafundësi?/Unë jam motra.../Jam
motra që vdes ngadalë që të jetosh ti!”...
Ngjashëm,
me një urtësi magjepsese, në njërën nga poezitë më të ndjeshme, i drejtohet
motrës, me të cilën dëshiron bisedë të gjatë, dialog për udhëtimet jetësore,
sakrificat, modalitetet e jetës. Një trajtim të tillë poetik të temës familjare,
(mes dy motrave) nuk e kam lexuar dikund tjetër. Këto lloje trajtesash,
nxjerrin në pah talentin e prekshëm të poetes Hyrë Fazlija, për t’u marrë me
tema akoma më serioze.
Autorja
e librit, si shumë krijues e poetë të tjerë, ”lëngon “nga vetmia, ajo
shurdhmemece jete që ngacmon frymëzimin poetik në mënyrë permanente. Poezia
“Acar janari” determinon përjetimin e një momenti kur njeriu ndihet i vetëm dhe
emocionet e shtrëngojnë deri në pëlcitje vargu poeten:
“
Ftohtë!/Sa shpirti ngrinë nga dhimbja/dhe dhemb fjala e pathënë/se aty copë
është bërë malli/fjalët nuk thonë/ngrinë buzët e plasaritura/në natën pa
gjumë!”
Poetja
Hyrë Fazlija, me intuitën e saj krijuese, ia del për mrekulli të dalë nga
situata kur e rëndojnë mendimet e vetmisë e tjera të ngjashme.
Si
një vetëtimë mendimet i fluturojnë tek ndjenjat intime te dashurisë ,duke
kaluar në përfytyrime emocionale. Te poezia “Vrull” ekspozohet më së bukuri
ekstaza shpirtërore e poetes, kur frymëzimi e dalldis rrezeve të dashurisë dhe
shkruan:
“Si
vullkan do doja/t’ shpërtheja vajshëm n
‘ty/të dënesja deri në pikën e fundit të lotit/t’ futem në çatinë e zemrës
sate/e t’ vendos piken mbi ballë/pastaj t ‘klithë në presje fjalësh/ku gërryhet
shpirti/n ‘gushen tënde t ‘ngjyej zërin tim/si Anita me Gorin”.
Metamorfoza
e dashurisë në rrugëtimin intim paraqet një sekuencë të veçantë të luftës
psikologjike, në rrjedhat e kohës plot mundime.E pa dashuri nuk imagjinohet
rrugëtimi në botën njerëzore. Ajo është
energjia që ngroh boten njerëzore
,boshti që vë në lëvizje çdo gjë në
vazhdimësi.
Për
librin “Simfonia e Stinëve” të autores Hyrë H.Fazlija, lexuesi mund të gjejë
edhe shumë elementë të tjerë, tema të cilat zgjojnë kureshtje e shije leximi.
Me
që për autoren është libri i parë si botim i kompletuar, më mban shpresa se
autorja, ne vazhdimin e krijimtarisë, do e ngrejë nivelin poetik.
Gjakovë, Nëntor 2024