Kulturë
Sevdail Hyseni: Shqiponja me dy koka e tri mendje
E enjte, 05.12.2024, 06:25 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Shqiponja
me dy koka e tri mendje
Në tokë
të shqipes, sa jemi krenarë,
Ku valon flamuri kuq e zi kombëtar.
Na
bashkon gëzimi e hareja pa kufi,
Përveç
disa “patriotëve” me bateri…
Njëri
thotë: “Unë jam mbreti kaq fisnor,
e kam flamurin në zemër dhe në dorë!”.
Tjetri
thotë: “Unë shqiponjën lart e mbaj,
ju vetëm fërkoni duart nënë hijen e saj!”
Politikani
ngjitet, fluturim deri në diell,
Me fjalime si raketa që s'prekin as qiell.
“Jam
biri i shqipes, luftëtar pa pushim,
në beteja elektorale po kërkoj besim.”
Në qoshe
qëndron ai pseudointelektuali,
Me librin në dorë, flet me zë si papagalli,
“Flamuri
na bashkon,” – thotë me kopalla,
kam më shumë vepra se yjet në përralla!
Në
agjendë partish, flamuri bëhet kozmetik,
Të shpërndahet sikur tortë për interesa politik.
Njëri e
përdor për klan e tjetri për përqafime,
Veç populli i thjeshtë e ruan nëpër kujtime.
E
shqiponja, aty si mbretëresha në flamur,
Me dy koka lart e me shpirt të pastër bilur.
Pyet me
ironi: “Sa koka të tjera më duhen vallë,
t’i mbaj gjithë këto mendime që sillen vërdallë ?!
Mirëpo,
populli qesh sepse vetëm ai na jep mësim,
Sepse në zemrën e tij flamuri, ka një tjetër kuptim.
Jo për
vota, tituj, kolltuqe e shumë të tjera favore...
Por, për dashuri e histori, që s’i plak toka Arbërore !
Pra, të
këndojmë e vallëzojmë sot për Flamurin e lirë,
Jo për fjalë të zbrazëta, por për një të ardhme të mirë.
Pse jo?
Le të ngremë dolli me humor e tradita të rralla,
Sepse Shqiponja, nuk ushqehet me gënjeshtra të gjalla..!
(Karikatura marrë nga interneti)