Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Pa këto figura nuk do të kishte komb dardano-arbëror dhe as urë lidhëse me Europën

| E enjte, 05.12.2024, 07:50 PM |


Pa këto figura nuk do të kishte komb dardano-arbëror dhe as urë lidhëse me Europën

Nga Gjon Keka

Nëse ia heqim kombit tonë figurat si ajo e Gjergj Kastriotit, Nënë Terezës etj askush nuk na njeh më në botën humane, të lirë dhe të civilizuar.

Ndërsa, nëse i heqim kombit figurat si ajo e Pal Engjëllit me <Formulën e pagëzimit>, Gjon Buzukut me <Mesharin>, pastaj Pjetër Bogdanit me <Çetën e profetëve>, Gjergj Fishtës me >Lahutën e Malcisë> etj, më nuk do të kishte gjuhë arbërore e as letërsi të kombit.

Nga kjo nëse ia heqim kombit gjithë këto shtylla të themelit të kombit tonë dardano-arbëror sigurisht se nuk do të kishte komb dardano-arbëror e as histori e letërsi dardano-arbërore.

Ura e vetme dhe e pashkatërrueshme që na lidhë me familjen europiane është Gjergj Kastrioti.