Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Liria e cunguar për shqiptarët!

| E merkure, 04.12.2024, 07:53 PM |


Liria e cunguar për shqiptarët!

Nga Petrit Dibrani

Shqiptarët në trojet e tyre stërgjyshore, s’janë të lirë. Janë të “prangosur”, nga po vet shqiptarët-nga vetja e tyre.

Duket e çuditshme, mirëpo është një FAKT që po e përjetojmë!

Askush s’mund të jet i lirë në tokën, shtëpinë e të parëve t’vet, përderisa është i rrethuar me SPIUN SEKRET.

Mjerimi dhe poshtërsia, mund t’jenë në shtëpi, e lëre më në fqinjësi, ngase nuk jemi në dijeni, se kush dhe cili, për cilin shërbim sekret punon dhe vepron.

Mos ndoshta është vazhdimësi e “historisë”, ku dy vëllezër të një shtëpie gjatë okupimeve, okupatorët kanë arritur t’i ndajnë në dy besime fetare. Kjo ka ndodh, është realitet.)

Apo vazhdon kjo dukuri, e faqezinjëve ZUZAR për të ndarë e përçarë shqiptarët?

(PO.), vetëm se pa-dhunë dhe me shpërblime të MAJME!

Prezenca e shumë shërbimeve „SEKRETE“ të huaja, në t‘gjitha trojet shqiptare, që aspak nuk i‘a duan të mirën popullit shqiptar dhe tentimi i këtyre shërbimeve, se cili të përfitoj më shumë dhe sigurisht, ç’doherë në bashkëpunim me veglat shqipfolëse dhe mbi kurrizin e shqiptarëve, po sjellin mjegull dhe po i tjetërsojnë qëllimisht, traditat dhe vlerat kombëtare shqiptare.

E thënë dhe çuditërisht, realitet!

E përbashkëta e Shqipërisë dhe Kosovës është; paaftësia e Shqipërisë, për të „mbajtur“ shtetin dhe e Kosovës, për t‘a „krijuar“ shtetin.

Sigurisht po dëgjoni dhe lexoni, thuajse çdo ditë, marifetllëqet e shqipfolësve duke injoruar, shpifur dhe përbuzur veten e tyre!

Nuk mbahet apo krijohet shteti, me spiun që punojnë për Serbinë fashiste dhe me klerik fetar: (priftërinjë e hoxhallar), që të vetmin qëllim e kanë, rreshtimin e “besimtarëve” në radhët e tyre, për t’i financuar dhe ata/ato të rrinë në kultet fetare, aagjë KURRË papunuar.

Tjetërsimi i hovshëm ndër shqiptar, ka filluar dy dekadat e fundit edhe pse çdoherë, u kanë thënë historikisht, mos shkoni në shkolla, se bëheni SHKIJE.

Është një FAKT, që askush s’mund t’a mohoj.

Ngase mbi 90% e prindërve tanë, të gjeneratës sime dhe t’juajen, janë ANALFABET.

Prindërit tanë mbi 90%, nuk dinë shkrim dhe lexim, ngase:

HOXHALLARËT u kanë thënë: mos shkoni në shkolla, ngase bëheni shkije, madje duke sjellur hoxhallar edhe nga Rusia, qëllimisht.

Vazhdon, ngase mjerisht ka çfarë dhe shumë për t’thënë….