| E premte, 29.11.2024, 08:51 PM |
POPULL SPIUN DHE PATRIOT
NGA
KALOSH ÇELIKU
Nuk
jemi popull vetëm shqiptar Historik, por jemi popull edhe spiun dhe patriot.
Veten, duke e shpallur para kamerave televizive si “ptriotë” me flamurin kuqezi
me shqiponjën dykrenare, nateditë për pushtet dhe poste partiake. Edhe, duke i
manipuluar dhe nxjerrë nxënësit e shkollave fillore me flamuj kuqezi, veshur me
tirqi e xhamadan dhe plisa të bardhë në rrugë, kur ato me vite nuk kanë tekste
dhe lektyra shkollore.
Ndonjëri
si ministër në Qeveri, që posa hip në pushtet, nuk ua hap edhe çerdhet
fëmijëve, ende të lënë pa strehë në mëshirën e rrugëve. Shkaku, se: i ka
ndërtuar ish Partia Politike Shqiptare në pushtet?! Edhe, mbjellin disa fidane
para kamerave televizive me lopata në duar, parqeve si politikanë dhe kryetarë
të komunave, që i kanë prerë me mijëra pemë, që i mbolli sistemi komunist. E
sot, po ua fusin sëpatat dhe sharrat politike mes parqeve për ndërtimin e
pallateve të biznesit personal, familjar dhe partiak.
Një
ditë para 28 Nëntorit dola nëpër “Bita-Pazar”. Rrugës kryesore të Komunës
“Çairit” me bërllok, i pash dy flamuj të “vëllazërim – bashkimit” qafë për qafe
që grisen e kalben nëpër bandere (shtylla) me muaj e vite. E, nuk hip kush t’i
zbresë nga banderet.
Vit,
kur kryetari komunës Gostivarit Rufi Osmani, e ngriti dhe nuk e zbriti një muaj
para komunës edhe pas kërcnimeve policore. Dhe, e dënuan me disa vite burg.
Përmëtepër, edhe i shkepën çotek banorët e pafajshëm të asaj komune edhe me
viktima. Aksion policor, kur Branko Cërvenkovski para kamerave televizive ua
bëri shqiptarëve me gishtin e madh të dorës djathtë: kokëteposhtë.
Sot,
flamurin shqiptar me shqiponjën dykrenare kuqezi, nuk e zbret askush nga
banderet. Partitë Politike Shqiptare në pushtet dhe opozitë, hipin e zbresin
nga pushteti me flamurin kuqezi shqipar, duke e lënë dhe nëpërkëmbur të kalbet
nëpër bandere.
Edhe,
këtë 28 Nëntor, shqiptarët e festuan me flamuj në duar e hedhur krahëve, dhe e
përcollën me këngë dhe valle të pëçrarë nëpër sheshe para këmbëve të Kalit të
Skënderbeut: në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.
Zakonisht,
siç i frekuentoj kafenetë e Shkupit Historik, u ndala në një kafene të
zakonshme para këmbëve të Filipit të Maqedonisë për ta pirë një gotë raki
rrushi “hallall” me dy qe zgjedhe edhe një kalë përpara t’i lëroj arat e
Babait.
Lokali
para Dite feste të 28 Nëntorit plotë e përplotë me mysafirë: maqedonas e
shqiptarë. Edhe, nga “Ballkani i hapur”. Herë pas here hynin e dilnin kalimtarë
rasti. Mes tyre edhe rrufjanë. Edhe, bisedonin kokë më kokë, duke provokuar
njëri – tjetrin. Zëri i tyre i pakontrolluar arrinte edhe deri tek veshët e mi
matanë tavolinës.
Gjithë
bisadat e tyre ishin politike, një ditë para 28, dhe 29 Nëntorit. E provokonin
nëjri – tjetrin për avansime me poste partiake. E, unë rastësisht isha ulur në
një tavolinë në hyrje të derës. Edhe pse, zakonisht e kam tavolinën time nëpër taverna, që i vizitoj herë pas here në
Shkup. Kamarierët, para syve mi kalonin plotë tepsi me ushqime dhe pije
“hallall” në ndonjë zyrë partiake për ditën e Nesërme, që e festonte ndonjë
parti politike shqiptare në poshtet. Ose, opozitë. Nuk e di, kush festonte
birucave të institucioneve të Qeverisë “vëllazërim-bashkimit: pozita, apo
opozita?!
Dikur,
pasi e piva “hallallin”, mu mërzitën bisedat e tyre provokative politike
partiake, dhe dola nga lokali.
Rrugës,
si gjithmonë më priste përpara dyqnit një “lypës” me dyqan edhe në rrugë.
Personazh i shkrimeve të mia publicistike. Përdallim, nga lypësit e Shkupit, që
i kemi përditë me kamionë rrugëve të Shkupit, dhe romët me trumbeta e muzika te
“Ura e Gurit” me këngë patriotike për UÇK –ën.
Personazhi
im letrar, nuk u lypë kalimtarëve, por politikanëve. Dhe, pasi u përshëndetëm
ia dhamë dorën njëri – tjetrit, më pyeti:
-Nesër,
është 28 Nëntori, Dita Festive e Flamurit kuqezi me shqiponjën dykrenare?
Partitë
politike të “vëllazërim-bashkimit” në pushtet e mbushën sheshin e Skënderbeut
me flamuj kuqezi, plisa, këngë dhe valle?
-
Jo i përgjigjem. Eshtë, pasnesër Festa e Flamurit kuqezi, 29 Nëntori.
-
E, kush ka më shumë pare?
Qesh.
Dhe, i përgjigjem: 29 Nëntori…