Kulturë
Pilo Zyba: Fryn një fllad
E diele, 24.11.2024, 06:29 PM
PILO ZYBA
FRYN
NJË FLLAD
Fryn
një fllad, e gjethin tund,
Përkund
një dallgë nëpër det.
Në
horizontin krejt pa fund,
Një
zë mes dallgësh më thërret.
Është
një sirenë, është një zanë,
Që
e dëgjoj por nuk s'e shikoj.
Janë
kujtimet, që këtu i lamë,
Që
kur të kthehem do ti takoj.
Oh,
nuk di, por zëri në breg,
Më
ngjet si puthje nëpër valë.
Kërkon
diku dhe gjen një shteg,
Si
zog më vjen e cicërin fjalë.
Si
puthja jote, që mbaj në trup,
Si
dora jote, në të miat brinjë.
Do
më ngrohë në muaj shkurt,
Do
më freskojë kur vapë do vijë.
Kjo
dallgë e vogël krifë e ngritur,
Që
vjen në breg lehtë përkëdhelet.
Urim
nga buza jote e zbritur,
Bukuri
e aromë si lule delet.
Dhe
ky shezllon, që rri vetmuar,
Nën
rreze dielli dhe me pak turp.
Kurrë
në jetë nuk kishte provuar,
Si
krahët e tua, si tëndin trup.
Ndaj
rri vetmuar, qëndron në skaj,
I
heshtur, pa fjalë, me sytë nga lart.
Se
tjetër krijesë nuk do të mbajë,
Vetëm
atij që iku, që ishte art.
Kujton
flokun kaçurel, mijra shkallë,
Kujton
supin kur tundej leht - lehtë.
Si
rendin nimfat nëpër përrallë,
Kuaj
ëndërrash kanë vetëm retë.
Qëndroj
një çast, dëgjoj; hej, hej,
Është
zë në thellësi i kredhur.
Frymën
mbaj dhe shoh përtej,
Mos
është zëri yt diku i fshehur.
S'është
zëri yt, një fletë qënka,
Nga
pemë e djegur po thërret,
Dashuria
jonë e zgjojë nga brënda,
Si
sisa jote kur del mbi det.
Ta
puthi ajri, drita edhe vala,
Ashtu
si sisën time mbaj në duar.
E
puth dëshira ime, ndjenja fjala,
Si
hëna mbi Athinë duke kaluar.
Neve
rendim tutje, ti për në Tiranë,
Unë
për në Londër bashkë me retë.
Pemët
e djegura edhe po u thanë,
Dashurinë
tonë e mbajnë në Kinetë.
Ne
morëm foto, një gjeth të djegur,
S'marrim
dot malin detin pyllin tokën.
Ato
kanë lindur, të rriten e të vjedhin
Kujtimet
e bukura që lulëzojnë botën.
Në
to lamë shpirtin, aty lamë ndjenjat,
Në
një gur të vogël apo dhe në rërë.
Aty
lamë sytë, ku pamë të vërtetat,
Në
një verë dashurie të botës së gjërë.
Aty
lamë shputat në bregun me valë,
Që
deti i mërrte dhe i fuste thellë.
Aty
lamë puthjet, lamë mijra fjalë,
Në
arat e detit përjetë i kemi mbjellë.
Aty
lamë hapat me ritëm si muzikë,
Kur
zbrisnim të dy të zënë për dore.
Hëna
shikonte nga reja me frikë,
Vallë
kishte turp, apo na bënte roje?
Kur
ti pëshpërisje fjalë dashurie,
Në
natën e qetë, qiellit plot yje.
Hënën
dhe yjet në ëndërra shtije,
Dhe
pemët përkundeshin në pyje.
Dhe
hëna zbriste në dritaren pranë,
Kokën
zgjaste, me mall e dëshirë.
Rreze
të hidhte në trupin si fidan,
Deri
në mëngjes, kur ikte në të gdhirë.
Ti
rrije përmbys me krahët e shtrirë,
Si
dy lumënj që rrjedhin e gjëmojnë.
Unë
ku binte drita ulesha për të pirë,
Heshtjes
së natës ku pemët shushurojnë.
Hëna
hidhte dritë, unë vendosja buzën,
Atje
ku lëkura bëhej si kristal.
Flladi
kalëronre e tërhiqte tërkuzën,
Frymës
time nxituar, ti i thoshe, ndal!
Si
mund të heshtja, si mund të pushoja,
Kur
mbi trupin tënd sisa purpurzohej.
Zjarrin
si ta shuaja, si të prishej loja,
Kur
sisa në buzë, luante dhe gëzohej.
Zjarri
dashurisë nuk shuhet me ujë,
Ne
këtë e dimë, se e ushqejmë vetë.
Me
rrahjet e zemrës, një lumë rrëmujë,
Deri
sa të biem heronj të vërtetë.
Unë
brënda në shpirt kërkoj të futem,
Ti
brënda në shpirt të më marrësh do.
Krevati
dhe dhoma fillojnë dhe luten,
Nga
lumturia jonë, gëzohen dhe ato.
Yjet
marrin qiellin,valët marrin detin,
Ne
vallzojmë të dy, në valle të bekuar.
Përkëdheljet
puthjet ngrejnë krejt qytetin,
Një
puthje Penelope duke e ëndërruar.
Vitet
ikin, Kinetë me valët e thella,
Shpirtin
e ndjenjën i kemi lënë aty.
Ato
janë filiza dashurish të mbjella,
Që
futen në shpirt e dritësojnë në sy.
Ngado
që të ikim,ngado që të vemi,
Kujtimet
e bukura që do na ndjekin.
Herë
muzë për vargje do ti kemi,
Dhe
herë ëndërra që do ti prekim.
Fëmijë
të vegjël vjet i lamë kujtimet,
Në
rrugët e Kinetës, por dhe në Athinë.
Ato
nëpër muaj do ti përkundin gëzimet,
Dhe
presin vitin tjetër, që ne të vimë!
?
Sivjet
kujtimet u bënë dy vjet dashurush,
Vitin
tjetër do të na dalin përpara.
Se
dashuria është si lulet nëpër fushë,
Ajo
është e rritur nëpër tonat ara.
Do
bëhen tre vjet, do ngrihen në këmbë,
Do
dalin te rruga, do dalë të na presë.
Flokët
si ti kaçurela, e në buzë këngë,
Qerpikët
e bukur të larë plot me vesë...
Dhe
ne si dy prindër fort të dashuruar,
Do
ti rrëmbejmë hopa,do ti ngrejmë lart.
Do
ti përkëdhelim me buzë dhe duar,
Vogëlushen
dashuri, ta kthejmë në art...
Do
ta rrisim me puthje, si rritet një lule,
Me
petale buzësh, që ngjajnë me të tutë.
Atje
ku buza ime luan edhe ulet,
Të
marri mjaltin e ëmbël e të butë...