Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Vendosja e emrave Shqip është ruajtje e Identitetit Kombëtar

| E shtune, 23.11.2024, 07:53 PM |


Petrit Dibrani:

„EMRI“,

Është traditë, e përcjellur nga THEMELI, qeliza; gjë që është dhe mbetet familja.

Ruajtja e gjakut, gjuhës, traditave dhe gjithfarë është kombëtare, fillon, mbrohet dhe ruhet, me EMRIN.

Vendosja e EMRIT SHQIP, nënkupton ruajtjen e Identitetit tonë, Kombëtar Shqiptar.

Krijuesi i Madhërishëm dhe i Plotëfuqishëm, n‘këtë botë na ka sjellë shqiptar, andaj kjo është edhe arsyeja kryesore, pse s‘kemi nevojë të vendosim emra të huaj, apo edhe me përkthim.

Pavarësisht besimit fetar, vendosja e emrave SHQIP, është ruajtje e Identitetit Kombëtar.

Vendosja e emrave të huaj dhe të përkthyer, dikur ishte analfabetizëm.

Ndërsa sot, është servilizëm.

Me vendosjen e emrave t‘huaj, s‘jemi dhe s‘mund të bëhemi; italian, gjerman e grek të krishter dhe as arab, turq e musliman.

Tentimi i tjetërsimit të indentitetit kombëtar, fillon nga EMRI.

SHQIP