| E shtune, 23.11.2024, 07:04 PM |
Blerim Rrecaj
Rrugë
Nëntori
Një
grusht pikash shiu
Bijnë
mbi ty diku në mesditë
Po
dhe në mesnatë diku tjetër
Një
grusht pikash shiu mbi ty bijnë
Një
mjegull nate vijon dhe ditën
Pasdite
fillon e pareshtur vijon shiu
Rri
e lëviz nëpër jetë
Sa
këtu e sa atje e sa gjetiu
Te
një rrugë qyteti a udhë malore
Seç
shkon drejtë a merr një kthesë
Shkon
shiu e vije bora
Të
gjen te Rruga Besa-Besë