Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Për hoxhën e ndershëm Rifat Jashari, fjalët më të mira!
E shtune, 23.11.2024, 06:53 PM
Për hoxhën e ndershëm Rifat Jashari, fjalët më të mira!
“Unë
nuk jam kanë në luftë, nuk kam mujt me e kapë pushkën, por për Kosovën jam
mundue të kultivoj paqen, tolerancën dhe respektin ndaj njani- tjetrit dhe kam
insistu në shkollimin e fëmijëve, se pa shkollë nuk ka as ardhmëri.
Sot
popullit tim i uroj bashkim të plotë si vllazëni e jo si kojshi.”
Flalët që duhet mbajtur në mend , fjalët që nuk
kanë urrejtje fetare, fjalë të thëna në prag të vitit të Ri 2016 .
I tha plaku 100 vjeçar Rifat Jashari, Hoxhë në
Zhegër të Gjilanit.
Nga
Fahri Xharra
Duke u bazuar në shkrimin e mrekullueshëm të
Gazmend Kajtazit : “Hoxha 100 vjeçar nga Kosova, kur fëmijët vinin në xhami,
tinëz ua mësosha alfabetin shqip” desha të thurri disa fjalë fjalë falemnderimi
për këtë njeri të fesë te cilit askush nuk ia turbulluar mendjen që gjeneratve
të reja t`iu meson fenë mbrapsht; që “adetet” fetare i kryen në shenjë
mirënjohjeje për zotin që i beson dhe për të jetuar si mësues i fesë. Të rrallët
janë si ky njeri që as Serbia e as Turqia nuk e kanë infektuar që të jetë
aragat i dreqit ,por shërbëtor i denjë i asja që i ka besuar dhe i beson ende
sot në moshën 100 vjeçare.
Desha t`i thurri disa fjalë ëmbla miradije
për këtë njeri i cili e donta mësimin dhe arsimimin :
“Sefte, në shkollë kam mësu në gjuhën e huaj, pra në
atë sllave. Unë, pas 4 vjetve shkollë, meniher vitin tjetër jam ba mësues.
Mësues dhe nxanës, isha njikohsisht. Kam dashtë me e vazhdue gjimnazin në
Gjilan, por nuk më kanë pranue ndonëse nuk ka vend. Një mësues që shumë më ka
dashtë, më pat propozue me shkue në Nish, por komuna e Gjilanit nuk më ka
lejue. “
Komuna e Gjilanit nuk më ka lejue të mësoj
për mësues thot ai , Pastaj kam shkue në Medrese, në Prizren . por… Baba më
thoshte : “biro, merr prej shokëve ndonjë fjalë të mirë që nuk e ke ndigjue në
katund dhe ndaje me të tjerët”.
Sa prekëse : Unë jam kanë imam dhe kur
fëmijët vijshin me mësue mu falë në xhami, tinëz atyne ua msojsha
alfabetin shqip dhe letrat e shkrueme shqip i mshefsha në Kuran. Atëherë
(1955), në katun pak kush shkollohej. Djemtë tonë nuk e niqshin shkollën mas
klasës së katërt për me “i rujt gjanë”, e qikat nuk i lejshin, sepse qysh në
klasën e pestë ato rriteshin me trup. Kam shkue shpi për shpi për ti angllatis prindërit
e tyne për me i lanë vajzat me u shkollu. Ju thosha atyre se nëse duhet edhe
zhag kom me i nxjerrë, e në shkollë kanë me shku. Unë isha dashamir i shkollës
e pastaj vjen xhamia.
Mas pari ja kom nis me qikën teme, masanej
kam lyp që edhe të tjerët ta bajnë këtë. Me kan ngu kur ju kom fol. Kajherë
pritojshin, po me ma kthy fjalën rrallë s’ka ndodhë. Unë mësuesit ua njifsha.
Çdo tre muaj shkojsha, pyetsha a po mësojnë a jo “
Shikoni vullnetin atdhetar të një imam i
cili shumë herët e ka kuptuar që fëmijët si djemt ashtu edhe vajzat duhet të
mësojnë shqip dhe të jetojnë shqip përkundër fesë e kanë.
Edhe një herë fjalët e tija të mëdha : “Unë
nuk jam kanë në luftë, nuk kam mujt me e kapë pushkën, por për Kosovën jam
mundue të kultivoj paqen, tolerancën dhe respektin ndaj njani-tjetrit dhe kam
insistu në shkollimin e fëmijëve, se pa shkollë nuk ka as ardhmëri. Sot
popullit tim i uroj bashkim të plotë si vllazëni e jo si kojshi.”
Sa iu mungojnë shqiptarëve musliman fjalët
e plakut 100 vjeçar Rifat Jashari, Hoxhë në Zhegër të Gjilanit . “Ju
falënderojmë për këto rrëfime interesante, ju urojmë shëndet e sa më shumë fuqi
që të ndriçoni edhe më tej këtë begati, e cila gjendet ende e shtresuar te
populli ynë aq i hollë dhe aq i vyer.” ( nga autori i shkrimit Gazmend
Kajtazi )
Jemi lodhur me shefqetkrasniqa ,
irfansalihaj,fuadramiqa , Boll mo !
PS. “Pra, ektremizmi islam në Kosovë, e
sidomos në Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës filloi të merr terren dhe ta
imponoj ideologjinë militante, i papenguar nga askush. Madje, në
Serbi ai po ndihmohet nga Qeveria serbe, duke i përkrahur ata materialisht e
financiarisht, si dhe duke u mundësuar programe në radio falas.Kuptohet, të
financuara nga pushteti serb. Kështu, aktualisht është duke ndodhur një situatë
tejet e rrezikëshme e imponimit të Islamit politik dhe të ekstremizmit islamik, që
po zhvillohet i papenguar gjithandej në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, ku
imamët, të papenguar, në qendër të Prishtinës në Xhaminë e Madhe nga Dr.
Shefqet Krasniqi, si dhe në xhamitë tjera, mbajnë ligjërata ekstremiste dhe
bëjnë thirrje për Xhihad, d.m.th. për Luftën e shenjtë islamike në Siri, etj.
dhe askush nuk i thërret në përgjegjësi”, thotë Hyseni.
Gazetat shkruanin: “Nuk kanë të ndalur
fyerjet e Milazim Krasniqit ndaj vlerave tona të kombit . Pos aferës dhe
rrëmujës që ka krijuar në Universitetin e Prishtinës , tani me është
përqendruar me të gjitha forcat t’i përdhunos dhe t’i përbaltë figurat ma
madhështore të kombit që përmes tyre sendërtoj trupin e vet si popull . Milazim
Krasniqi përmes kësaj videoje qe po ju prezantojmë pozicionohet hapur në anën e
ish pushtuesve osman nga e cila poezitë e Çajupit të madh i quan idiotiste dhe
e përsërit disa here se Anton Zako Çajupi është “idiot” që përmes poezisë së
tij e luftoj pushtuesin pesë shekullor. Ky njeri me deklaratat e vat ma po
shihet se është i shtyre nga pikëpamja ideologjike e tij të hapë plagë të reja
mbi vlerat tona duke i minimizuar dhe duke e çmuar atë të pushtuesve , nga e
cila vetvetiu rrjedh pyetja se ku janë ata student? .
Ku janë ata profesor ?
Ku janë ata intelektual dhe ky brez qe
lejon një bir otomani , një vehabist, një ekstremist fetar me apetite islamike
ta terrorizoj epokën e Rilindjes sonë kombëtare të letërsisë, që pjesë e saj
është edhe i madhi Anton Zako Çajupi. “ ( shtypi i përditshëm)
Fahri Xharra,13.01.16
Gjakovë