Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: A do ta ndryshojë kahen e historisë 'Lëvizja e Deçanit'?
E premte, 22.11.2024, 07:30 PM
A do ta ndryshojë kahen e historisë “Lëvizja e Deçanit”?
Nga
Gani Mehmetaj
Dalja
në skenën publike e “Lëvizjes së Deçanit”, gati i çmendi kreun e Bashkësinë
Islame të Kosovës, i tërboi pjesën më të madhe të hoxhëve, argatë të djallit
dhe i hallakati portalet e televizionet që financoheshin nga shoqatat islamike
me burime të dyshimta.
Kreu
i BIK-ut një herë u përpoq t’i ndërsente mekanizmat shtetëror. Pastaj nisën nga
shpifjet e ndyra. Të vinte ndotë kur e dëgjoje kryetarin e Bashkësisë Islame
dhe hoxhët tjerë se si përpiqeshin të
fyenin e të denigronin emra e personalitete, gënjenin në mënyrë të paskrupullt
në stilin e akuzave për armikun e jashtëm e të brendshëm si në kohën e
ish-Jugosllavisë.
Bashkësia
Islame është sajesë e Jugosllavisë.
Rrena
i ka këmbët e shkurtra, prandaj kot që gënjenin këta hoxhë të mjerë, primitivë
e arrogantë në rrjete sociale dhe në televizione që u jepnin aq shumë hapësirë.
Kur
e panë se ky tërbim nuk u ndihmoi shumë, përkundrazi tërbimi i hoxhëve i
mobilizoi edhe atë pjesë të opinionit që ishin më mëdyshje, atëherë ndryshuan
taktikë.
Kohë
më parë hoxhët antishqiptar shpallen se do ta shënojnë 28-nëntorin, Ditën e
Flamurit, që nuk e kanë shënuar kurrë më parë në Dardani as në Shqipëri.
Ra
lëvizja e Deçanit dhe i bëri “kombëtarë”!
Jam
kureshtar të di: Si do t’ia bëjnë kur ta festojnë Ditën e Flamurit?
Do
ta vënë bustin e Gjergj Kastriotit para Medresesë? Do ta vënë flamuri kombëtar
në ballë të xhamive e të heqin flamujt islamik? Do ta shpallin Sulltanin armik
të shqiptarëve, bajramin festë të pushtuesit? Apo do të shtrojnë bakllava e
hurma dhe do të këndojnë ilahi për luftërat gjakatare të Muhamedit?
Prandaj
shihet se “Lëvizja e Deçanit”, i ka detyruar të ndryshojnë taktikë: BIK-u dhe
hoxhët atë që e kanë pështyrë dje, po e lëpijnë sot!
“Lëvizjen
e Deçanit” duhet ta mbështesim, sepse janë në rrugë të mbarë, duhet t’i japim
gjak të ri. Misioni i tyre është mision i shenjtë. Ata mund t’ia zbardhin faqen
Dardanisë, mund të ushtrojnë ndikim të fuqishëm edhe në Shqipëri, sepse edhe
atje e kanë të njëjtin problem, por e mbështjellin me dyfytyrësi pushteti dhe
opozita.
Lëvizja
e Deçanit mund t’ia ndryshojë fatin kombin tonë: ta shkëpusë përfundimisht nga
mallkimi i historisë.