Mendime
Florim Zeqa: Faleminderit që nuk më keni harruar!
E enjte, 21.11.2024, 06:58 PM
Faleminderit që nuk më keni harruar!
Shkruan:
Florim Zeqa
Shkaku
i komplikimeve shëndetësore, pas një kohe relativisht të gjatë po kthehem
përseri me shkrime dhe analiza politike. U ktheva jo për të mbështetur një subjekt
apo krititikuar një tjetër, por, për t'iu shërbyer qytetarëve të Kosovës dhe
bashkatdhetarëve kudo që ndodhen në shtetet evro-perëndimore.
Reflektimi në kohën e
duhur, shëron plagët e së kaluarës
Ditëve
të fundit kam menduar dhe kam reflektuar shumë, aq shumë sa nuk kam menduar në
të kaluarën!
I
parashtrova vetes pyetjen; Kush isha dje dhe kush jam tani?!
Sikurse
dje, edhe sot e përgjithmonë do të jemë zë besnik i qytetarëve (mërgimtarëve)
të vendit tim të sunduar më përbuzje dhe pamëshirshëm nga politikanët e
papërgjegjshëm.
Do
të jemë gardian i përhershëm i interesave të popullit dhe ushtarë besnik i
atdheut tim.
Duke
e menduar të kaluarën, në mendjen time shkaktohet një zhurmë e madhe dhe e
pashpjegueshme, përmenjëherë më kthehen të gjitha kujtimet si një vullkan që
don të shpërthejë në sipëfaqe!
Në
mendje më shpërfaqen ata që kanë qenë e nuk janë sot, më shpërfaqen ata që kam
takuar e nuk i takoj më, më shpërfaqen ata që kanë shkuar nga kjo botë dhe nuk
do të kthehen më!
Në
mendjen time shkaktojnë zhurmë të madhe të gjithë ata për të cilët bëra shumë e
ma kthyen me të keq, u bën bukëpërmbysës dhe tradhtar!
Pas
kësaj zhurme të madhe në trurin tim, fillova të gjykojë veten pse ju dhash aq
shumë hapësirë këtyre njerëzve pa i njohur mirë?!
Ajo
që kam dhënë me atë që kam marrë është e pakrahasueshme apo e barabartë me
zero!
Fillova
t'i analizojë betejat e humbura dhe ato të fituara!
Në
këtë përllogaritje më dolën shumë fitore por edhe një humbje e madhe-koha!
Koha
është humbja më e madhe të cilën nuk mund ta kthejë pas. Dhe pikërisht kjo
është ajo që ma trazon shpirtin e nuk më lë të qetë në këtë jetë!
Kot
e gjykojë veten për naivitetin!
Për
shkak se kjo erdhi si rezultat i sinqeritetit dhe besueshmërisë, vyrtyt që e ka
çdo njeri i ndershëm dhe dinjitetshëm i kësaj bote!
I
kujtojë edhe ditët e trishta kur mbeta i vetmuar pa asnjë njeri të vetëm afër
vetes!
Por
në zemër i mbajë edhe ditët e lumtura dhe të hareshme i rrethuar me miq e
familjarë që më kanë ndihuar të ngrihem në ditët më të vështira.
Jam
mësuar të rrëzohem dhe të ngrihem, të qajë dhe buzëqesh, të zhgënjehem dhe të
ëndërroj, por asnjëherë të humbash shpresat dhe të dorëzohem në përballje me
sfidat e jetës.
Forcën
e gjejë tek guximi i prindit tim, kurse motivin tek dashuria e pakufishme për
atdheun dhe vendlindjen, tek dashuria e madhe për familjen dhe rrethin
shoqërorë, prandaj edhe nuk dorëzohem asnjëherë.
Monotonia
më mërzit, më vret shpirtin, prandaj kam hequr dorë prej saj shumë kohë më
parë. Kjo më ka ndihmuar për të qenë njeri normal dhe i relaksuar, i qetë me
veten time dhe i dobishëm për vendin dhe qytetarët (mërgimtarët)!
Urrejtjen
dhe xhelozin asnjëherë nuk i kam pranuar, që në moshë të re i kam tretur në
humnerën e pakthim, prandaj ndjehem mirë kur i shohë sukseset e miqve dhe
familjarëve. Mburrem dhe krenohem me ta.
Nuk ka gjë më të bukur
sesa të jesh unik dhe i veçantë
E
falenderojë Zotin për dhuntinë e intuitës dhe të mendimit pozitiv, të
reflektimit dhe qetësisë shpirtërore.
I
falënderoj të gjithë ata që ishin dhe janë gjithmonë pranë meje, në radhë të
parë familjen time, e cila është e shenjt dhe e pakrahasueshme me askë dhe me
asgjë në këtë jetë.
Familja
janë pasuria më e madhe jetësore, prania e të cilëve ndihet si afër ashtu edhe
nga larg.
Disa
objektiv jetësorë e kanë krijimin e pasurisë dhe ngritjen në karrierë biznesore
apo politike!
Për
mua as njëra dhe as tjetra, e zgjodha familjen dhe atdheun si dy gjërat më të
çmuara në këtë jetë!
Fati
e deshti që tre dekada t'i kalojë largë atdheut dhe familjarëve!
Përderisa
ëndrra për kthim në atdhe është dëshirë që vlon si vullkan në shpirtin tim,
shpërndarja e familjarëve në vende të huaja jo vetëm që e trazon, e copëton
shpirtin tim!
Pa
u realizuar ëndrra ime gjithçka mbetet e mangët dhe pakuptimtë në këtë jetë!
Edhe
pse i rrethuar me shumë miq, disa afër e disa larg, disa prej tyre të vërtetë
dhe të gatshëm për të qenë afër meje në çdo kohë, për t'më dhën dorën për t'u
ngritur përseri!
Kur
të takohem me miqtë e vjetër më bëhet sikur koha ka ndaluar, por thinjat në
flokët e mia e thonë të vërtetën e kohës së shkuar!
Faleminderit
të gjithëve që nuk më keni harruar!