Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Të mos keqpërdoret festa e 28 nëntorit nga ata që e quajnë shpëtimtar Sulltan Mehmetin II

| E enjte, 21.11.2024, 06:55 PM |


Festa e 28 nëntorit 1443 duke qenë një datë e bekuar për kombin tonë dhe duke ditur historinë e vuajtjeve të dardano-arbërorëve nën pushtimin otoman ,nuk duhet lejuar të keqpërdoret nga mbetjet otomane në Kosovë të cilët sulltan Mehmetin e dytë e quajnë hero e shpëtimtar,ndërsa Gjergj Kastriotin djallë e tradhëtar.

Sikur dihet Gjergj Kastrioti me flamurin e tij luftoi jo vetëm kundër perandorisë otomane por edhe kundër ideologjisë islamike,prandaj festa e 28 nëntorit 1443 nuk është për mbetjet otomane që atdhe të tyre e konsiderojnë stambollin dhe mekën.

Nuk mund të jetë festa e 28 nëntorit, festë për ata që adhurojnë ideologjinë fetare të pushtuesit mbi pesë shekuj të trojeve tona dardano-arbërore.