| E shtune, 31.01.2009, 03:03 PM |
Arif Molliqi
Din Mehmeti
NJË SHKËMB MES LISAVE
(Bacëlokut-Din Mehmetit, më rastin e 80 vjetorit të lindjes dhe 60 vjetorit të krijimtarisë se tij poetike)
Të rrasa e Zogut
Muza jetëgjatë të preu në besë
Mes brinjëve të bjeshkës
I nxore fjalët e fjetura
Kur u nise udhëve të gjata
Kujtimet ti vodhi Ereniku
Për ta trembur tenjën
N´shtat të Gjeravicës
Mes maleve mes lisave
Një mendim e lë zgjuar
Për ti dalë kohës se keqe n´mejdan
Uji të rrjedh nga krua i etur
( ...mali me mal nuk takohet
Po afrohen bjeshkët
Dhe lindin Lisa trupdrejtë)
Bacëlok O Bacëlok
Ti kam vjedhur këngët
T´ia mbuloj plagët Kosovës
T´ia ruaj gjakun e mbretërisë sonë