Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Pllana: Shkollat tona sot

| E merkure, 20.11.2024, 07:23 PM |


Gani Pllana

SHKOLLAT TONA SOT

U ndërtuan shumë shkolla

Nga viti 2000 e këtej

Pas një dekade të punës

Me shumë vështirësi

Nëpër bodrume-shtëpi-shkolla

Entuziazëm i paparë për dituri

Se ku na iku dashuria

Për arsimin në këtë kohë të re

Sot në shekullin e robotikës

Shkollat tona jo si duam ne

Filloi ndarja në grupime

Ra elani i angazhimit

Katrahura në të gjitha anët

Shpeshherë pyet poeti

Dardaninë tonë ç'e gjeti

Qoroditet edhe gjuha e gjorë

Shkencat për laboratorë  lëngojnë

Ligjërata të vjetruara horë

Në histori nxënësit dëgjojnë

Me telefonë inteligjentë në duar

Rrugëve nxënës edhe pa libra

Që i thonë vetes kalibra

Ca edhe veshje - zgafulluar

Ca kodi të ndiçëm mbuluar

Hijezues të armatës së çiltër

Di populli nga qelbet peshku

Besojmë të lindë një arbitër