| E marte, 19.11.2024, 05:30 PM |
Blerim Rrecaj
VARGJE ME HËNË NËNTORI
Lajmërimi i hënës
Nga
ballkoni të shoh hënë
Sonte
ti kaq fort shëndrit
Ndoshta
ti s'je po është vetë dielli
Që
ka dalur bashkë me yjtë
Jam
unë hëna që tash ndriçoj
Bashkë
me t'ndriturit bijtë e mi
U
ndritshi me rrezet tona
Nesër
bashkë me diellin do dalim të dy
Mbajtja e fjalës
Duke
ecur hënë të pashë
Në
këtë mëngjes të ndritur
Ti
aq lart rri o derëbardhë
E
dielli është duke u ngritur
Të
kujtoj mbrëmë o hënë
Fjalëbesën
që e dhe
Me
diellin përndritni kaq bukur
Ti
këtu e ai atje