E diele, 26.01.2025, 08:34 AM (GMT)

Kulturë

Gani Pllana: Buzëqeshja e munguar

E hene, 18.11.2024, 06:50 PM


Gani S. Pllana

BUZËQESHJA E MUNGUAR

Shprehje që herët e kam dëgjuar

“Fëmija pa nënë, si nata pa hënë”

Pareshtur

jetë-viktimizuar

Oh sa rëndë e përjetova

këtë të thënë

Më ndodhi në fëmijëri

Vitin të mos e di

Nuk e mbaj mend dot

Kur nëna ime e dashur

E pati lënë këtë botë

Më ka munguar buzëqeshja e saj

Edhe buzëqeshja ime po ashtu

Dhe fytyra që ia thonë engjëllore

As përkëdheljet s’i përjetova prore

Ngela të admiroj veç nënat arbërore

Tek puthnin dhe puthin fëmijët në shëtitore

Dhe një obelisk të ri ia ngrita...

Nënës bonjaku - që në

fëmijëri

Gjatë gjithë jetës kam mungesë

Të shtrenjtën-shenjtën nënë-dashuri

Unë tani ngrysem e gdhihem në vetmi

Në amshim që moti jo

vetëm hiri i nënës

Vërtet më mungon

dashuria jo pika e lotit

E përmendorja e re i bën

dritë dhe hënës

Se çka iu desh ai rebelim

i hershëm Zotit?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora