Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: Nexhmedin Spahiu vazhdon ta tregojë fytyrën e vërtetë!

| E hene, 18.11.2024, 07:56 PM |


Petrit Dibrani:

Ky mjeran i shkretë, Nexhmedin Spahiu që ka dështuar në çdo aspekt, me deklarata injoruese dhe përçarëse, vazhdon ta tregojë fytyrën e vërtetë, duke kërkuar vëmendje në publik.

Ti dështak, unë dhe shumë sikur unë, nuk kemi ikur e nuk jemi “pisa”, ngaqë kemi qëndruar e po qëndrojmë, përderisa ti nga njëri subjekt politik në tjetrin ngarend, e ofendon dhe vëmendje kërkon!

“Shtizat e lëshuara mosmirënjohëse dhe ofenduese nga ky debil, e bëjnë plagën të shkaktuar nga (gjenocidi serb fashist), shumë herë më të rëndë”.

Ju “z. Nexhmedin Spahiu” që keni thënë; se kryetari i Listës Serbe, i fut n’xhep të vogël krejt liderët politik të Kosovës dhe sot shqiptarët i quani pisa!

Për mua personalisht, gjë që e kam thënë shpeshherë, “Lista Serbe” është (Listë kriminale.)

Ndërsa ju personalisht, gjithçka mund të jeni, mirëpo jo “kafshë”, ngase kështu i ofendoj edhe kafshët.)