Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Zëri i Prishtinës

| E hene, 18.11.2024, 06:41 PM |


ZËRI I PRISHTINËS

Në orën e re  të Republikës së Kosovës

Atdheu ynë po e ruan forcën e herojve

forcën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

forcën  e  Rilindjes sonë Kombëtare, si

dhe lidhjen  me  gjuhën  dhe  flamurin

Në orën e re të Republikës  së Kosovës

Kosova është e nderuar t´i ngjaj vetes

ti ngjaj kohës, lirisë, dhe lavdisë së saj

Populli i zgjuar di  ta  bëj ndryshimin e

e vet, në emrin  e pakufishëm të Ilirisë

Në pafundësinë  e  qiejve dhe të eterit

qerrja e yjeve  dhe e hënave nuk i nxë

të gjitha dëshirat  dhe premtimet tona,

e ardhmja ka gojë greminash të kohës

ku flatrojnë nëpër ajër erërat dhe retë.

Ky  çast  lirie  i  Republikës së Kosovës

është drita e diellit dhe hënës në rendje

vargjet që mi dikton muza dhe mendja,

janë e nesërmja jonë  e gjatë, prandaj,

atdheu është i gëzuar që ti ngjaj vetes!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2024