Kulturë » Zhiti
Visar Zhiti: 'E Shenjta Nënë Tereza' sot midis nesh
E hene, 18.11.2024, 05:19 PM
Visar Zhiti:
“SHENJTJA
NËNË TEREZA”
SOT
MIDIS NESH…
“IKONA
GLOBALE
E
DHEMBSHURISË DHE E SHËRBIMIT” -
Veprimtari
e organizatës
“Care
for Albania” në Chicago.
*
* *
Ndërkaq
në kalendare përkujtohet:
ÇMIMI
QYTETAR NDERI - NË SHBA
më
i madhi, jepet nga Kongresi për joamerikanët, firmosur nga Presidenti, - që si
sot në 16 nëntor 1996, iu dha Nënë Terezës.
Në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vetëm 7 personalitete e kanë këtë çmim. Që në gjallje e morën vetëm Sir Winston Churchill dhe Nënë Tereza, e cila u quajt dhe “një bijë e Amerikës”.
*
* *
Po sot paradite e 16 nëntorit, në Shqipërinë tonë, në Katedralen e Shkodrës shpallen “Të lumturuar” me dekret të Papa Françeskut edhe dy martirë të kishës shqiptare, Atë Luigj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli, vëllezër në shpirt të shenjtes Nënë Tereza.
*
* *
Ndërsa pasditen e kësaj të shtune, siç është njoftuar, në 16 nëntor 2024, në Mayslake Peabody Estate, Oakbrook, në orën 5.30 p.m.
Organizata
“Care for Albania” - Chicago, zhvillon takimin:
“IKONA
GLOBALE
E
DHEMBSHURISË DHE E SHËRBIMIT”
Shenjtorja
shqiptare që përbashkon zemra, kohë dhe popuj…
Të
mirë pritur!