E diele, 26.01.2025, 09:53 AM (GMT)

Kulturë

Albert Habazaj: Himni i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë

E diele, 17.11.2024, 06:07 PM


Himni i Universitetit “ISMAIL QEMALI”  Vlorë

Teksti: Albert HABAZAJ

Muzika: Artur DHAMO “Mjeshër i Madh”

(me pjesëmarrjen ekskluzive të këngëtarëve të korit të Teatrit të Operas dhe Baletit)

Strofa 1:

Vlora dritë e zemrës sime

Bukur shkruar historinë,

Sot marr krahë për fluturime

Të shenjtë e kam diturinë.

Universiteti ynë

Bekuar nga Plaku i Bardhë,

UNI VLORA “Ismail Qemali”

Emër që na bën krenar.

Refreni:

Për ty rreh kjo zemra ime

Auditorët sot ke hapur,

Rrugën nis për fluturime

Universitet i dashur.

Krenar për emrin tënd,

Binjakë me pavarësinë,

Betohemi për atë flamur:

Do ta bëjmë  ne Shqipërinë!

Strofa 2:

Në çdo kohë faqendritur

Mëmëzonja Vlora jonë,

Student’ në rrugën e dijes

UNI VLORA po na fton.

Buzë detit lindur, rritur

Portë e hapur je gjithmon’,

Krahëhapur na ke pritur,

Jemi si në shtëpinë ton’.

Refreni:

Për ty rreh kjo zemra ime

Auditorët sot ke hapur,

Rrugën nis për fluturime

Universitet i dashur.

Krenar për emrin tënd,

Binjakë me pavarësinë,

Betohemi për atë flamur:

Do ta bëjmë  ne Shqipërinë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora