Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Epoka e madhe arbërore dhe ndikimi i thellë që pati Gjergj Kastrioti

| E diele, 17.11.2024, 07:50 PM |


Të jesh i barabartë me Gjergj Kastriotin konsiderohej ideali për të gjithë princat dhe mbretërit arbëror dhe europian të kohës së tij.

Epoka e madhe arbërore nuk mund të kuptohet në thelbin e saj më të thellë pa u kthyer pas në shembullin e Gjergj Kastriotit. Por kjo epokë e lavdishme arbërore zgjati vetëm deri në vdekjen e këtij kryeheroi dhe udhëheqësi të madh të të gjithë arbërorëve. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit vitet që pasuan dëshmuan në mënyrë të pakundërshtueshme ndikimin e thellë që ai dhe shteti i tij arbëror pati jo vetëm në Gadishullin Ilirik, por edhe në të gjithë kontinentin europian.