Kulturë
Neki Lulaj: Panairi i Librit ”Tirana 2024”
E shtune, 16.11.2024, 06:57 PM
Fotoreportazh
Panairi
i Librit ”Tirana 2024”
Me moton: ”Të
lexosh don të thot të jetosh, të zbulosh
të rritesh”
Nga
Neki Lulaj
Sot
shkallët e Pallatit të Kongreseve ishin me të frenkventuara se kurrë më parë
grupe të mëdha njerëzish, turistesh nga
shtetet e ndryeshme, grupe studentesh,
nxënësish, qytetar të tjerë, të
ardhur nga trevat e ndryshme shqiptare,
nga Kosova, Presheva, Ilirida, Ulqini, Tuzi,
etj qe ja kishinë mësyer Tiranës për ta vizituar Panairin e 27 të Librit
“Tirana 2024 “.Kjo ngjarje madhore kulturore e publicistike e shenuar për
kulturën dhe letërsin shqiptare.E niej vetën të gëzuar qe sot jam këtu por edhe
të pikëlluar qe sot në mesin tonë nuk është gjeniu i letrave shqipe, një ndër
shkrimtarët më të mëdhenjë bashkëkohor Ismail Kadare, i cili mbylli sytë me 1 korrik 2024, pra është Panairi i parë pa te madhin Kadare.
Ky
Panair është mirë i organizuar nga Shoqata
e botuesve Shqiptarë kurse ne një grup miqesh të arit patëm rastin qe të
udhëtojmë nga Ulqini, për tu bërë krushk
të këtij evelimenti kulturor.
Në
mbrëmje vonë me telenon miku im i
ngushtë, dashamir i flakët i librit pof. Naser Halili i cili me thot
përgadituni ti dhe bashkëshortj e unë me bashkëshorten time për mëser për Tiranë vendosëm qe më tu
gëdhirë në mëngjes herët të udhëtojmë. Më vedi mendoja, sa e bukur do të jetë dita e nësërme qe ta
marrim rrugën për në Kështjellën e Librit.Duke menduar kështu diku në orët e
vona të natës ja krisi shiu, unë zura që me shiun që binte jashtë ta rrufis
heshtjën dhe mendoja me vehtën time se
fjalit dhe vargjet e shkruara mes kulmeve të mbyllura të Librit janë guaska me
Ingji - gjevahire plotë Diamantë plotë jetë plotë edukatë dhe plotë porosi.
Arritëm
tek vendi ku duhej lenë makinën, ecnim me hapa të mëdhej qe ta hanim këmbë
rrugën e mbetur vetëm që sa më shpejtë për të mbërritur aty.
Kishim
çka me parë para hyrjës në të majtë dhe të djathët ishin vendosur dy Ekrana të
mëdhej qe jepnin foto brilante të shtëpive botuesve kurse mbrenda në të dy
anët e hapësirës stendat e shtëpive
botuese me një hapësirë prej 1500 metra katror Neve patëm rastin dhe fatin për
tu takuar me shkrimtar dhe përkthyes si dhe për të blerë libra të mirë të
botuara gjatë këtij viti.Njëkohësisht për të marrë pjesë në aktivitetet
promovuese të librit.Takimi shumë mbresëlenës ishte me autorin e librit të ri
botuar në muajin tetor 2024 me titull “Muri i Heshtjes” i autorit Gani
Mehmetaj, Publicist shkrimtar, dramaturg
dhe kineast një herit autor i mbi 25 veprave letrare.
Takimi
tejët i ngrohët dhe vëllazëror ishte në stendën “Çamërija” me botuesin e disa
dhjetra librave Arben Kondon, pastaj me
hisorijanten autorën e dhjetra librave me përmbajtje historike Prof. Dr.Kaliopi
Naska.Takimi miqesor me përfaqsuesit e Biblotekës Françeskane ”At Gjergj
Fishta” nga Shkodra. Pata kënaqesin të takohëm me fotografin e rrallë nga
Jakova zt.Shkëlzen Rexha dhe advokatn Agron Isa Gjejdija si dhe me shkrimtar
poet dhe publicist nga Kosova Shqipërija,
Ilirida Presheva, Ulqini Tuzi etj.
Me
sa i numërova unë këtë vit kishte rekord prezentues dhe stenda pra kishte 90
shtëpi botuese pjesëmarrës në Panair si nga Republika e Kosovës, Mali i Zi, Maqedonija e Veriut, Çamërija etj.E i gjithë ky aktivitet ishe i
mbuluar prej me se 50 organeve qe e ndiqnin
me interesim të madh.
Gjatë
qendrimit tonë mes tjerah mësova se Panairin
e 27 të Librit për këtë aktivitet madhor është zgjedhë edhe jurija e
përbër prej profesionistve,
gazetareve, të njohur të fushës
letrare, për ndarjën e çmimit për vepra më të mira të vitit 2024. Juria e
përbër nga Ben Andoni, publicist, Anisa Ymeri gazetare, Ilir Baçi, përkthyes,
Ledia Dushi, përkthyese;Luli Sula,
studijues i letërsisë.Çuditërisht si dhe pse paskan harruar qe në këtë juri
profesionale të anashkalojnë pa e
zgjedhur edhe një përfaqësues nga Republika e Kosovës apo në Kosovë nuk
paska kuadra të mirëfillta për këtë veprimtari.Të gjithë botuesve uroj punë të
mbarë e suksese të mirëfilltakrijuesve.
Tiranë 14 nëntor 2024