Editorial
Ryzhdi Baloku: Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë në shënjestër të qëllimit të njëjtë
E shtune, 16.11.2024, 06:58 PM
KOSOVA DHE BOSNJA E HERCEGOVINA NË SHËNJESTËR TË QËLLIMIT TË NJËJTË
Nga
Ryzhdi Baloku
Nga
ngjarjet e përjetuara të gjeneratave të kohës së shkuar, na janë të njohura
disa nga aktivitetet e pazakonta, perfide e manipuluese kundër shqiptarëve
përmes agjenturave të spiunazhit të shteteve ekspansioniste, që pos tjerash
kanë dërguar edhe agjentë të specializuar për të shërbyer si imamë nëpër
xhamitë e Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare.
Në
kohën e sundimit të Perandorisë Osmane, kishte ardhur nga Rusia në Prizren një
person për të shërbyer si imam në xhaminë e Sinan Pashës. Sa ishte duke
shërbyer aty, askush s'dinte se ai s'ishte i fesë islame dhe po ashtu s'kishin
njohuri për të se kush ishte dhe nga kah kishte ardhur ai person.
Sipas
tregimeve të pleqve, besimtarët e kishin kuptuar misionin e tij pasi e kishte
përfunduar detyrën e "hoxhës" në vitin 1912 me pushtimin e Kosovës
nga ushtria malazeze dhe serbe, që asokohe ishin ndihmuar nga ushtria kozake e
Rusisë, ajo franceze etj.
Një
nga personat e ngjashëm me atë "imam" edhe sot vepron në Shqipëri. Ai
është kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasios Janullatos,
për të cilin flitej se është një agjent grek. Pra, për të dihet se kush është
dhe nga kah ka ardhur në Shqipëri gjatë periudhës post-komuniste. Mirëpo, tani
për tani ai është një personalitet i paprekshëm që e ka mbështetjen e pakursyer
të Greqisë !
Pos
"klerikut" grek të sipërpërmendur, ka edhe imamë të atillë që besimtarëve
u ligjërojnë dogma kundër flamurit kuq e zi edhe tash, duke e quajtur leckë,
ndërsa shqiponjën dy krenare, sorrë; Skënderbeun-Gjergj Kastriotin, tradhtar,
ndërsa për shenjtoren shqiptare Nënë Terezën - Gonxhe Bojaxhiun, se do të
digjet në ferr dhe se varrezat duhet bërë rrafsh me tokë, duke mos e lënë asnjë
shenjë të ekzistimit.
Ka
dyshime se disa nga këta predikues financohen nga Serbia dhe Rusia.
Këtë
hyrje të këtij shkrimi e bëra me qëllim që përmes kujtesës së ngjarjeve që kanë
ndodhur në të shkuarën, ta shohim të tashmen në mënyrë reale, e po ashtu të mos
gabojmë në të ardhmen.
Është
nevojshme që të përkujtohen ngjarjet nga e kaluara historike, në mënyrë që mos
të na përsëriten më, sepse sikurse boshnjakët ashtu edhe shqiptarët e Kosovës
kanë kaluar nëpër tragjedi të ngjashme.
Një
fjalë e urtë thotë: Nëse e keqja ka arritur deri në komshi, atëherë prite në
shtëpi !
Pra,
ngjarjet e tilla na përkujtojnë proverbin latin se: "Historia është
mësuese e jetës".
Në
një emision të "BH-T1", me dt. 28.10.2024, drejtori i Forumit të
Beogradit për Marrëdhënie Etnike, analisti i politikës Dushan Janjiq, përmes
linjës së drejtpërdrejtë në "Skype" i elaboroi disa tema interesante,
sipas pyetjeve të moderatorit, lidhur me përpjekjet për destabilizimin e Bosnjë-Hercegovinës,
e në këtë kontekst, përmes paralelizmit të ngjarjeve foli edhe për Kosovën.
Në
njërën prej pyetjeve të parashtruara nga moderatori, ishte se si ai e sheh
përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në Bosnjë-Hercegovinë, pas sulmit terrorist
dhe para kësaj, të paralajmërimeve kërcënuese prej qindra bombave, apo thënë më
sigurt të dhjetëra tyre, pastaj të shfaqjes misterioze të dronëve sipër
kazermave ushtarake të BH, ai u përgjigj me fjalët që do t'i parafrazoj në
vazhdim të këtij shkrimi:
Për
përkeqësimin e gjendjes së sigurisë në Bosnjë-Hercegovinë, është folur edhe në
Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2022, ku ishte temë e
rendit të ditës. Është thënë se, pos politikës aktuale të Republikës Serbe dhe
para se gjithash të politikës së Kryetarit, i të cilit entitetit është Millorad
Dodik, ka ndikuar edhe kriza në Lindjen e Afërt, e cila i ka aktivizuar
lojtarët pro-rus, por jo vetëm ata, për t'ia lehtësuar punët Rusisë në
konfliktin me Ukrainën.
Kur
kriza do të bartet në Iran, atëherë edhe ekstremizmi do të rritet. Do të rritet
te serbët, kroatët, dhe tek ata që i lidh Bota Islame. Në Gaza, Rusia e ka
futur në lojë Xhihadin Islamik, i cili është i lidhur drejtpërdrejt me Moskën.
Por edhe Izraeli i ka lojtarët e vet. Deri më tani, Xhihadi Islamik është
financuar nga Rusia, e që me urdhër të saj mund ta destabilizojë edhe
Bosnjë-Hercegovinën.
Kur
bëhet fjalë për krizën, kurrkush nuk e përmend se një gjendje e tillë ishte
edhe në Kosovë, ku tërë kohën kanë qenë në gjendje mobilizimi përfaqësuesit e
fraksioneve të ndryshme të Shtetit Islamik, gjatë sulmeve të paraushtarakëve
serbë ndaj policisë së Kosovës në Banjska" (Banjë), në veriun e këtij
vendi.
Sipas
mendimit tim, ky informacion i z.Janjiq, jep të kuptohet se këto fraksione
paraushtarake islamike janë në aleancë të ngushtë me Rusinë, që nënkuptohet
edhe me Serbinë si satelit i saj. Më pastaj z.Janjiq sqaron: Se në çfarë
mënyrash lojtarët e huaj ndikojnë në destabilizim.
Për
të qenë gjendja edhe më e keqe, tregon rasti i njerëzve, të cilët tash e sa
kohë po e kërcënojnë manastirin e Deçanit, e që vetë ata janë deklaruar si
xhihadistë, do të thotë se ata janë pro-rus ?! Prandaj eskalimi i gjendjes në
një konflikt të armatosur ekziston. Kjo gjë mund të bëhet si nga ana e Rusisë,
ashtu edhe nga ana e Izraelit. Sa i përket dronëve, ata janë shfaqur edhe
përmbi veriun e Kosovës, para se të ndodhte "Banjska" (Banja), e që
pastaj është pohuar se kanë qenë të policisë së Kosovës.
Si
duket, ketë version të informatës për "dronët mbi Veriun e Kosovës",
z.Janjiq e ka marrë nga burimet serbe, e jo edhe nga ato të organeve kompetente
të Republikës së Kosovës, andaj në këtë paraqitje ai nuk përmend se me atë rast
një sasi dronësh që i kanë poseduar terroristët serbë të Millan Radoiçiqit, i
ka zënë dhe konfiskuar policia e Kosovës.
Më
tutje z.Janjiq vazhdon: Meqë po flitet për kampet ruse në Republikën Serbe,
atëherë shtrohet pyetja, pse një ekip prej politikanësh të Bosnjë-Hercegovinës
së bashku me shërbimet e veta dhe prezencën e NATO-s nuk po shkojnë nëpër
lokacionet e caktuara për ta vërtetuar atë pretendim.
Gjatë
analizimit të vatrave të krizës, z.Janjiq e përmend edhe sulmin në
"Banjska" (Banjë), ku sipas tij, policia e Kosovës me atë rast ka
zënë dhe konfiskuar pajisje ushtarake në vlerë prej rreth 5 milionë dollarësh.
Ai thotë se lufta është biznes dhe sqaron se prodhuesve dhe tregtarëve të
armëve iu konvenojnë konfliktet e armatosura për arsye të përfitimeve
financiare.
Pos
shpjegimeve të lartpërmendura të z.Janjiq, s’duhet harruar se Serbia hegjemoniste
i ka zhvilluar 3 luftëra të përgjakshme e shkatërrimtare në territorin e ish
Jugosllavisë dhe ka kryer gjenocid ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve.
Përkundër
gjenocideve të cekura, edhe sot shteti serb vazhdon me avazin e vjetër të
urrejtjes, saqë nëpër shkolla fillore, të mesme dhe në salla e stadiume
sportive mund të dëgjohet jehona e këngës: "Ubij, zakolji da šiptar
(shiptar) ne postoji" që në shqip do të thotë: "Vrit, ther, që
shqiptarët të mos ekzistojnë" !
Pra,
pos përmbajtjes ultra-naziste të kësaj kënge për gjenocid ndaj shqiptarëve,
fjalën "shiptar" e shqiptojnë me plot urrejtje në konotacionin
pezhorativ, duke e krahasuar vrasjen dhe therjen e shqiptarëve me therjen e
kafshëve.
Për
këto tragjedi të vrasjeve dhe therjes së shqiptarëve në masë gjatë vitit 1912
nga ushtria serbe, dokumenton publicisti dhe shkrimtarit austriak me prejardhje
hebreje Leo Freundlich në librin e tij “Akuza që ulërijnë” botuar në vitin
1913, që është dëshmia e parë për shfarosjen kolektive të një populli evropian
para atij hebraik.
Me
këtë rast, s'duhet harruar as tragjedinë e mëhershme të shqiptarëve në
Sanxhakun e Nishit, gjatë viteve 1876, 1877 dhe 1878.
Në
këtë kontekst mund të themi se edhe sot sikurse më herët, Kosova dhe Bosnja e
Hercegovina janë në shënjestër të qëllimit të njëjtë dhe rrezikut për
ekzistencën e shtetit të tyre.