Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Pllana: Porosi...

| E premte, 15.11.2024, 07:49 PM |


Gani S. Pllana

POROSI...

Nga gjyshërit tanë

Porosi familjen

E gjuhën tonë

Mes gjysheve në botë

Gjuhën e nënës së nënave

Gjuhën tonë të lashtë

Antike edhe në Dardani

Mbrojtur e selitur

Nga rrënja deri në kurorë

Me të gjitha pjesët e ligjëratës

Në tokën e shenjtë Atdhe

E në qiellin plot me re

Nga flaturohet me afsh

Drejt zemrës së zhuritur

Tek zien dhe malli i mërgatës

Porosi e gjyshërve

Që kur s'mbahet e mbahet mend

Brezave të kësaj toke

Ku tok me miq nga bota

Mundëm edhe shtrëngatat

Në Dardaninë tonë të lashtë

Ku tashmë zumë të korrim

Të shtrenjtat të bekuarat të lashtat