| E premte, 15.11.2024, 07:52 PM |
PERSHPIRTJE PER GRUAN E SHPIRTSHME,
SOT NE PERVJETORIN E KALIMIT NE AMSHIM
Çfarë
shkruan Edith Durham për Shqiptarët
Nga
Albert Vataj
....“Pasardhës
të arianëve të parë ardhacakë dhe të ilirëve, trakasve apo epirotëve të kohëve
klasike, shqiptarët janë raca më e vjetër në Evropën Juglindore. E njëjta
ndarje e përcaktuar mirë, e cila e copëzoi vendin që moti mes mbretërive të
Ilirisë dhe të Molosisë mund të gjendet sot në lumin Shkumbin (rruga Via
Egnatia, arterie e madhe romake ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit), duke i ndarë
dy pjesët kryesore të popullatës.
Por,
përkundër dallimeve mes tyre në religjion, dialekt dhe institucione shoqërore,
shqiptarët gjithmonë kanë mbajtur një racë - si veçanti të vetëdijes kombëtare
dhe qartas janë dalluar nga racat e tjera të Gadishullit Ballkanik”.
“Rreth
vitit 600 para erës sonë ata u pushtuan dhe mbase u ndikuan gjerësisht nga
keltët, nga veriu. Nga ky trung kelto – ilir ka prejardhjen shqiptari modern.
Kështu, ai është banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka
mbijetuar pushtimin dhe sundimin e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve,
serbëve e turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të
fuqishme kombëtare. Asnjë pushtues nuk ka pasur sukses në kredhjen e tij”.
Ai
është zakonisht artizan i shkathët dhe punon në mënyrë industriale. Gati e tërë
prodhimtaria e qëndistarisë së bukur nga ari e Ballkanit është vepër shqiptare.
Kostumi madhështor i Oborrit të Malit të Zi ishte krijimtari e rrobaqepësve
shqiptarë. Shumica e argjendarëve të Ballkanit, gjithashtu, janë shqiptarë apo
me prejardhje shqiptare. Dhe, mjaft e çuditshme- siç thotë Mis Durhami -
shumica e formësimeve artistike që akoma bëhen nga ata u përngjajnë ornamenteve
të gjetura në varreza parahistorike, sa që së bashku shkathtësia dhe stolia
duket se janë trashëguar nga ilirët e lashtë. Ajo pastaj vazhdon duke pohuar se
pastërtia shtëpiake e shqiptarit mund të jetë shembull për shumë të tjerë.
-“Kishat
dhe xhamitë së bashku mund të gjenden në qytetet më të mëdha. Meqë turqit
kishin pushtuar Shqipërinë në fund të shekullit XV, shqiptarët vite me radhë
kërkonin ndihmë nga Evropa e krishterë dhe posaçërisht nga Venediku. Askush nuk
erdhi dhe në shekullin XVIII Islami filloi të përhapej në Shqipëri ashtu sikur
edhe në trojet e tjera të Ballkanit. Por shqiptarët e vënë racën para
religjionit dhe të krishterët me myslimanët u bashkuan të luftonin turqit për
pavarësi. As që është myslimani shqiptar fanatik”.
....“Meqë
shqiptarët e krishterë të jugut i takojnë Kishës Ortodokse, një peshkop grek
këtu madje njëherë kishte shkishëruar gjuhën shqipe dhe priftërinjtë thoshin se
ishte e padobishme të lutej në shqip meqë Krishti nuk e kupton atë. Nga ana
tjetër, turku e dënonte me pesëmbëdhjetë vjet burgim çdokënd i cili ligjëronte
apo botonte në gjuhën shqipe të ndaluar.
-Por
shqiptari i patundshëm i botonte librat e tij jashtë vendit dhe i fuste brenda
fshehurazi me vështirësi dhe rrezik. Shqiptari mësoi dhe mbeti shqiptar. Kur
kishte mundësi ai i kryente studimet në Vjenë apo Paris. Shumë studentë u
arsimuan në Robert College nga amerikanët”