| E enjte, 14.11.2024, 06:18 PM |
Shoqata Atdhetare Kulturore Labëria "Nderi i Kombit", zhvilloi me sukses Sesionin Shkencor, në kuadrin e 80-vjetorit të çlirimit të atdheut
Nga Albert
Z. ZHOLI
Kryesia e Shoqatës Atdhetare Kulturore
Labëria "Nderi i Kombit", më datën 09.11.2024, ditën e shtunë,
ora 11.00, në sallën e Akademisë së Shkencave organizoi Sesion
Shkencor në kuadrin e 80 Vjetorit të çlirimit të atdheut. Në këtë veprimtari ra
në sy një pjesëmarrje e gjerë e shumë intelektualëve nga të gjitha fushat.
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre ish-Presindenti Moisiu, ish –Kryetarët e
Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Namik Dokle, Prof. Ethem Ruka, Kryetari Gjyaktës së
Lartë z. Sokol Sadushi, Prof. Elmaz Sherifi, deputeti i Kosovës Berat
Luzha, etj...Në sallën e mbushur si asnjëherë ra në sy një pjesëmarrje cilësore
madje nga të gjitha krahinat e vendit dhe disa prej kryetarëve të Shoqatave
simotra si Shoqatës "Tomorri", Shoqata "Devolli",
Organizata e Veteranëve dhe Pasardhësve të Luftës, etj...Në këtë Sesion kaq të
rëndësishëm referuan disa
personalitete
Prof. dr. Paskal Milo referoi kumtesën " Çlirimi i Shqipërisë meritë e luftës
antifashiste dhe nacional çlirimtare të popullit shqiptar". Prof. dr. Pëllumb Xhufi referoi
kumtesën " Çurçilli dhe Shqipëria në luftën e
dytë
botërore ". Prof. dr. Bardhosh
Gaçe, referoi kumtesën " Nderim për Vlorën
antifashiste në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Prof. asoc.dr. Mariglen Kasmi, referoi
kumtesën " Antifashizmi dhe kolaboracionizmi në trajtesat e
sotme historike. Prof. dr. Ago Nezha, referoi
kumtesën "Labëria në luftërat për liri, pavarësi, çlirim
kombëtar e shoqëror".
Në
fjalën e tij të hapjes Kryetari I Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria
"Nderi i Kombit", z. Agim Çiraku theksoi:
Të nderuar
pjesëmarrës!
I nderuar
President i Republikës shkëlqesi e Tij Z. Bajram Begaj
I nderuar
President Dr. Alfred Moisiu
E nderuar Kryetare
e Kuvendit Znj. Elisa Spiropali.
I nderuar
Kryegjyshi Botëror, hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
I nderuar
Ambasador i Kosovës Skënder Durmishi.
I nderuar Kryetar
i Gjykatës së Lartë, Profesor Sokol Sadushi.
I nderuar Kryetar
i Komitetit të Veteranëve të Shqipërisë Profesor Hulusi Hako.
I nderuar Profesor
Ragmi Mustafa, Kryetar i PDSH-së Lugina e Preshevës dhe deputeti Berat Luzha
nga Prishtina.
I nderuar Profesor
Dr. Ethem Ruka, Rektor i Universitetit "Luarasi".
Të nderuar deputet
dhe përfaqësues të pushtetit vendor.
I nderuar Z.Gramoz
Ruçi, ish Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Personalitete të
Labërisë, Akademik, Profesor, Artist, Miq dhe të Ftuar
Më lejoni që në
emër të Shoqatës Atdhetare Kulturore "LABËRIA" "Nderi i
Kombit", t'ju përshëndes për pjesëmarrjen Tuaj në këtë takim në kuadrin e
festës jubilare të 80 vjetorit të Çlirimit të vendit. Njëkohësisht të
falenderoj historianët e shquar, Profesor Paskal Milon, Profesor Pëllumb
Xhufin, Profesor Bardhosh Gaçen, Dr. Mariglen Kasmin dhe publicistin e
shkrimtarin e njohur Profesor Ago Nezhën, që ju përgjigjën kërkesës tonë për të
kumtuar në këtë Jubile. Jemi këtu së bashku, për një event të madh historik,
dhe bëjmë një gjest fisnik, duke përkujtuar ditën e shenjtë të çlirimit, ku
70.000 partizanë dhe partizane, në lulen e rinisë, që u radhitën në gjerdanin e
artë të luftëtarëve për liri, flijuan jetën, për një kauzë unikale në historinë
e vendit tonë, për çlirimin e vendit nga okupatorët nazi-fashist dhe
bashkëpunëtorët e tyre.
Lufta
Nacionalçlirimtare, është
epopeja më e ndritshme e popullit shqiptar në tërë historinë e tij shekullore,
në luftrat për liri, pavarësi, çlirim kombëtar e shoqëror. Nuk ka ngjarje të
dytë, që të jetë ngjitur në apogjeun e madhështisë, trimërisë, guximin,
sakrificës dhe heroizmit se sa kjo luftë.
Heroizmi dhe gjaku
i derdhur në Luftën Nacionalçlirimtare, është mrekullia
e atij brezi hyjnor, që u martirizua në lulen e rinisë, duke mos e kursyer
jetën, por luftuan për një ideal të madh kombëtar, për të krijuar një atdhe të
lirë e të pavaruar. Shqipëria e vogël, ngjan me një vënd të MADH, që e ka larë
çdo pëllëmbë toke me gjakun e bijve dhe bijave më të ndritur, si asnjë vend
tjetër. Edhe pse u përgjakën nuk u përgjunjën, u torturuan, por s'u ligështuan,
sfiduan të ftohtin dhe urinë, por s'u bënë qaramanë e lypsa para armikut. Ishte
brezi i idealeve të mëdha, që nuk e duroi dot shtypjen, shfrytëzimin dhe
pushtimin e të huajve.
Botërisht,
nderohen të rënët në Luftën e Dytë Botërore. Ndaj dhe ne sot si Shoqatë
Atdhetare Kulturore" Labëria", e ndiejmë detyrim moral dhe shoqëror
të organizojmë këtë veprimtari në këtë jubile, për të rënët si një homazh për
veprën e tyre heroike. Populli shqiptar, më i hershmi i Europës, jetën e ka
kaluar mes luftërash, si asnjë popull tjetër i Ballkanit dhe askush s'ka dhënë
kaq shumë dëshmorë sa kombi shqiptar, për numrin e popullsisë.
Në Luftën e Dytë
Botërore, Shqipëria bëri zgjedhjen e duhur, ishte aleate me fitimtarët dhe u
radhit përkrah shteteve të mëdha, si SH.B.A,
Anglisë dhe BS. në luftën me
pushtuesit e përbashkët nazi-fashiste. Nuk kam synim të zgjatem as të bëj
analizë për këtë ditë të shënuar historike për vendin tonë, se atë do e
ndriçojnë më së miri profesorët e nderuar nëpërmjet kumtesave të tyre.
Lavdi të Rënëve në
Luftën Nacioanalçlirimtare.
E përjetshme qoftë
vepra e tyre.
Rroftë Populli
Shqiptar!
Rrofshin festat e
Nëntorit. Dy ditët historike të kombit shqiptar – Dita e Pavarsisë dhe Dita e
Çlirimit.
FALEMINDERIT
Do proçedojmë duke
respektuar ftesën:
Më lejoni që t'i
jap fjalën historianit të njohur Prof.Dr. Paskal Milo, për të mbajtur kumtesën:
"Çlirimi i Shqiperise merit e Luftes
Antifashiste dhe Nacional Çlirimtare te popullit shqiptar".
Fjalën e ka
Prof.Dr. Pëllumb Xhufi, që do kumtoi: "Politika
e Britanisë Madhe ndaj Shqipërisë në vitet e Luftës II Botërore".
Prof.Dr. Bardhosh
Gaçe, me temën: "Nderim për Vlorën
Antifashiste në vitet e Luftës së Dytë Botërore".
Prof. Asoc. Dr.
Mariglen Kasmi, do mbaj temën: "Antifashizmi
dhe kolaboracionizmi në trajtesat e sotme historike".
Prof.Dr. Ago
Nezha, do flasë: "Labëria në luftërat
për liri, pavarësi, çlirim kombëtar dhe shoqëror". Falenderoj të
gjithë folësit për kumtesat mjaft interesante që paraqitën në këtë sesion
shkencor, që mendoj se ju arrit qëllimit. Fjalën ja kaloj Kryetarit të Forumit
të Nderit Profesor Ago Nezhës për të shpallur dekorimet që ka miratuar Forumi i
Shoqatës Labëria.
Vlerësime
Në fund
të takimit siç është bërë traditë nga Shoqata u ndanë disa vlerësime për
personalitete jashtë komunitetit lab, por që kanë ndihmuar këtë komunitet dhe
janë pjesë e çdo aktiviteti të saj. Konkretisht u nderuan me Titullin
"Mirënjohje e Labërisë" Prof. Asoc. Mareglen Kasmi dhe nënkryetari i
Bashkisë Tiranë, z. Andi Seferi:
REPUBLIKA
E SHQIPËRISË
SHOQATA
ATDHETARE KULTURORE LABËRIA" NDERI I KOMBIT"
MIRËNJOHJE
E LABËRISË
I JEPET
Z. ANDI
SEFERI
Me një
karrierë të pasur në qeverisjen vendore, në cilësinë e Nën/Kryetarit të
Bashkisë të Tiranës,prej vitit 2015. Është diplomuar si jurist dhe ekonomist
agrar dhe ka kryer disa specializime në master brenda dhe jashtë shtetit. Me
një përvojë dhe kontribut të gjatë si Përfaqësues i Komunitetit Sant'Egidio në
Shqipëri dhe në Kosovë, për një periudhë 17 vjeçare, duke mbajtur funksione të
larta të lidhura me kompetencat e tij juridike, ekonomike, sociale, të
qeverisjes dhe zhvillimit të territorit. Projektet e zbatuara kanë qenë në
ndihmë të komunitetit rom, familjeve të varfra, mirërritjes së fëmijëve,
prindërimit, si dhe për riaftësimin e riintegrimin e fëmijëve me aftësi të
kufizuara. Një nga aktivitetet kryesore të karrierës së tij profesionale, ka
qenë ndihma që i ka dhënë popullit kosovar gjatë periudhës së luftës së
Kosovës, për familjet e shpërngulura në Shqipëri, si dhe ka ndihmuar nëpërmjet
projekteve të huaja familjet kosovare në Kosovë, për t'u riintegruar në jetën
shoqërore. Është pjesëmarrës aktiv në jetën politike dhe shoqërore. Ai,
promovon vazhdimisht iniciativa, që vlerësojnë jo vetëm qytetin, por territorin
e kësaj treve, për historinë, traditat, kulturën dhe mjedisin e saj, ashtu si
dhe integrimin kulturor, social-ekonomik midis zonave urbane dhe rurale të
Tiranës.
SEKRETARI
I PËRGJITHSHËM
ASTRIOT MUÇO
KRYETARI
AGIM
ÇIRAKU
TIRANË
MË 09.11.OO.2024
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
SHOQATA ATDHETARE KULTURORE LABËRIA"
NDERI I KOMBIT"
"MIRËNJOHJE
E LABËRISË"
I JEPET
PROF.ASOC.DR. MARENGLEN KASMI
Me një përvojë mbi 20-vjeçare në mësimdhënie
me kohë të plotë e të pjesshme në fushën e Historisë së Përgjithshme dhe asaj
Ushtarake, Marrëdhënieve Ndërkombëtare e Sigurisë Kombëtare në institucione të
arsimit të lartë universitar e pasuniversitar, civile e ushtarake. Studiues i
afirmuar me një pjesëmarrje të gjerë në konferenca kombëtare e ndërkombëtare në
fushën e historisë. Ka botuar brenda e jashtë vendit një sërë artikujsh
shkencorë për çështje të historisë shqiptare e kryesisht për zhvillimet në
shek. XX. Autor i disa monografive e bashkautor me historianë të huaj në
studime e monografi shkencore të botuara në Europën Perëndimore për çështje të
antifashizmit e historisë së Luftës së Dytë Botërore. Pjesëmarrës aktiv në
shtypin e ditës e debate televizive për çështje të historisë kombëtare.
SEKRETARI
I PËRGJITHSHËM
KASTRIOT
MUÇO
KRYETARI
AGIM ÇIRAKU
TIRANË MË 09.11.2024
Në fjalën e tij Prof. Asoc. Mareglen Kasmi
theksoi:
Ndihem
shumë i vlerësuar për këtë dekoratë. Shoqata Labëria është pararojë e të gjitha
veprimtarive me karakter kombëtar. Kam marrë pjesë në shumë aktivitete të kësaj
shoqate dhe kam parë përgjegjësi, përkushtim dhe organizim perfekt. Ky vlerësim
më shton më shumë përgjegjësinë për një bashkëpunim më të ngushtë në interes të
kombit.
Në fjalën e tij nënkryetari i Bashkisë
Tiranë, z. Andi Seferi theksoi:
"Ky
është një ndër vlerësimet më të bukura në jetën time. Një ndër më të bukurat
pasi më jepet nga një shoqatë me histori të rrallë dhe përpara këtyre
personaliteteve më të lartë të Kombit. Ky vlerësim më bën më të përgjegjshëm në
të ardhmen që të jap ndihmën time modeste për aktivitetet me vlera kombëtare,
që zhvillon vazhdimisht kjo shoqatë. Faleminderit!