Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Gjergj Kastrioti është bërë emër astronomik

| E merkure, 13.11.2024, 07:52 PM |


Gjergj Kastrioti është bërë emër astronomik

Nga Gjon Keka

Neve ndoshta do të na fshihen emrat deri në shkronjën e fundit, por emri i Gjergj Kastriotit i ka fituar dy pavdekësi, prandaj edhe është bërë një emër astronomik.

Emrat e të pavdekshmëve sikur është Gjergj Kastrioti shkëlqejnë dhe nuk shuhen kurrë.

Për nder të nëntorit të bekuar në mënyrë modeste deri më 28 nëntor do të postojë ndonjë fjalë apo shkrim të shkurtër për atë që na e vulosi me vulën e pashyleshme të identitetit të vërtetë dardano-arbëror europian; për atë që na e mësoi ABC-në e atdhedashurisë, të udhëheqjes vizionare e të urtë dhe se si fitohet liria, si çlirohet atdheu, si ndërtohet e mbahet Shteti;për atë që na e tregoi qartë se e vetmja udhë dhe i vetmi vend i natyrshëm i kombit tonë është familja e përbashkët europiane.