Kulturë
Gjon Keka: Gjergj Kastrioti është bërë emër astronomik
E merkure, 13.11.2024, 06:52 PM
Gjergj Kastrioti është bërë emër astronomik
Nga
Gjon Keka
Neve
ndoshta do të na fshihen emrat deri në shkronjën e fundit, por emri i Gjergj
Kastriotit i ka fituar dy pavdekësi, prandaj edhe është bërë një emër
astronomik.
Emrat
e të pavdekshmëve sikur është Gjergj Kastrioti shkëlqejnë dhe nuk shuhen kurrë.
Për
nder të nëntorit të bekuar në mënyrë modeste deri më 28 nëntor do të postojë
ndonjë fjalë apo shkrim të shkurtër për atë që na e vulosi me vulën e
pashyleshme të identitetit të vërtetë dardano-arbëror europian; për atë që na e
mësoi ABC-në e atdhedashurisë, të udhëheqjes vizionare e të urtë dhe se si
fitohet liria, si çlirohet atdheu, si ndërtohet e mbahet Shteti;për atë që na e
tregoi qartë se e vetmja udhë dhe i vetmi vend i natyrshëm i kombit tonë është
familja e përbashkët europiane.