E diele, 26.01.2025, 08:06 AM (GMT)

Kulturë

Agron Tufa: Njeriu buzë lumit

E merkure, 13.11.2024, 06:49 PM


Agron Tufa:

Miq të shtrenjtë e besnikë! Desha të ndaj me ju lajmin se në këtë Panair të Librit do të gjeni tek stenda e Shtëpia Botuese Onufri vëllimin tim të ri poetik "Njeriu buzë lumit". Ky është vëllimi im i tetë me poezi që nga libri im debutues "Aty te portat Skée" (Onufri, 1996), po aq sa kam dhe romane. Ky libër i ri me poezi vjen 5 vjet pas vëllimit të parafundit "Zonja asnjeri dhe Zoti askurrkush" (Onufri, 2019). Falenderoj botuesin tim dhe në mënyrë të veçantë Kadia Dedja, redaktoren e librit dhe Enxhi Hudhrin për përkushtimin e saj në paraqitjen grafike.

Në cilësinë e "kartëvizitës" për vëllimin e ri, po ju ofroj një poezi të shkurtër:

TËHUJTJA

Faji ma bën tejet të largët, të pambërrijshme

dhe njëherësh – të ëndërruar – shtëpinë.

Faji ma bën t’hyjnishme,

ma vesh me dëshirë

shtëpinë që më zboi pa mëshirë ndaj të gdhirë.

Nata bie. Shtëpiza ndez dritat dhe bëhet brerore.

Brenda është parajsa idilike, përrallore,

me prind, me vëllezër, me motra, siç ishte njëherit...

Unë jam nata e ftohtë, jam ndërgjegjja e territ,

që s’duhet të hyjë brenda. Jam lëmshi i vajit.

Jam faji dhe dënimi i fajit.

2024



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora