| E merkure, 13.11.2024, 07:50 PM |
Ndue Ukaj:
Panairi
i Librit është kremtë e bukur që i kushtohet librit, letërsisë, kësaj pasuri të
madhe të njerëzimit.
Festa
e librit është ngjarje e bukur kulturore e një populli, është festë e kulturës
dhe një grishje për lexuesit, që të marrin pjesë në botën magjepse të
letërsisë.
Prandaj,
mos e lini pa marrë pjesë në këtë gosti kaq të bukur e kaq shëndetdhënëse.
Prej
sot e deri të të dielën, në stendën e Shtëpisë Botuese "ONUFRI",
krahas librave të bukur të shkrimtarëve shqiptarë e të huaj, i gjeni edhe pesë
librat e mi të botuar viteve të fundit nga kjo shtëpi botuese.