Kulturë
Përparim Hysi: Dashuria
E marte, 12.11.2024, 05:49 PM
Dashuria
(cikël me poezi)
Nga
Përparim Hysi
1.Dashuria
Dashuria,
a nuk është pak si e"hidhur"
Si
ca thelpimj bajamesh të pabëra?
Që
dhe në vjeshtë të moshës të mban"lidhur"
Se,
edhe në këtë moshë, nga dashuria u zhbëra.
Dashuria,
a nuk të shpie dhe në"aventura"?
Shpesh
humb gjykimin dhe nuk shikon nga sytë
Mua,
në dashuri, pothuaj copë më ra hunda
Për
mua, dashuria pak hynë
në"marritë"
SE
mund të jesh burrështeti dhe mund të tundohesh
Dashuria
sikur ka një vel magjie
Harron
gjithçka, harron mund dhe të turpërohesh
Sikur,
kur dashuron, je
si"jahtëserie".
"Jashtëserie",
jo se je i zgjedhur
Sikur
si ti nuk është askush në botë
Kur
dashuron, je krejt mendjerrjedhur
Sado
në"qiell të shtatë", harron që je në tokë.
2. A kini parë?
A
kini parë një buzëqesheje si dritë?
Po
dritë akini parë në një formë femre?
Ah, se si më ishe! Si më ishe, moj shpirte
Aq
se si tërmet më dhe dridhje zemre.
3.Kaloi një grua
Kaloi
një grua që nuk i njihej mosha
Rinia
tek ajo kish bërë prapaktheu.
Pse
e pashë unë që unë mosqofsha!
Se
e pashë, më pa dhe mendjen ma rrëmbeu.
4.Pse?
Pse
mos jetë bota e gjithë "errrësirë"
Dhe
mes"errrësirës" ne të dy të "humbasim"
SE
në këtë"lloj errësire" ne të dy ndihemi mirë
Si
dy pëllumba që sqepah gugasin.
5.Dashuria
Dashuria
sundon si sovrane
Do
që të plotësohet çdo dëshirë e saj.
Ja,
kështu e mendj unë dashurinë , moj xhane!
Dhe
nuk e kam hiç kollaj.
Se
të shoh ty, mike, dhe mendjen e humbas
Bëhem,
plotësisht, si i lajthitur
Daç
PERËNDINË, o gurielmas!
Nëma
syrin e ormisur!
Dhe,
pas syrit, a nuk është buza?
Buza
më tërheq si magnet.
Sa
shoh buzën tënde, zë dhe më ha buza
Që
ta vë mbi buzën tënde si"morset".
Kthehem
si djalosh që për "sherr" më ha hunda
Se
ende nga "këto sherre" dorë nuk kam hequr
Afromu,
moj mike, se zjarr po më merr buza
Se
ti je"ilaç" që ngjall dhe të vdekur.
Tiranë, 10 nëntor 2024