Speciale » Namani
Qazim Namani: Galabrët e Dardanisë fisi më aristokrat në antikitetin e vonë
E hene, 11.11.2024, 09:19 PM
Galabrët e Dardanisë fisi më aristokrat në antikitetin e vonë
Nga
Dr. Qazim Namani
Shtrirja
gjeografike e Malësisë së Galabit
Malësia
e Galabit, si rajon gjeografik dardan, shtrihej në pjesën qendrore dhe
veri-lindore të Dardanisë duke përfshirë një territor mjaftë të madh dhe të
rëndësishëm në rajon. Duke u bazuar në të dhënat nga terreni dhe në literaturën
e konsultuar, kamë bërë përpjekje të japë një pasqyrë për shtrirjen e këtij
rajoni gjeografik.
Valbon
Bytyqi, në librin e tij: Regjioni Lindor i Kosovës, Veçoritë fiziko
gjeografike, resurset natyrore dhe problemet gjeomjedisore për këto male
shkruan: Në përgjithësi elementet strukturore tektonike të maleve lindore të
Kosovës së sotme, kanë shtrirje veri jug. Këto male në aspektin gjeologjik - tektonik,
janë të ngjashme me Malin e Zi të Shkupit (Karadakun).
Këto
male u ndërtua nga shkëmbinjtë vullkanik, Sedimentar dhe Metamorfik që lidhen
me vendbanimet e PB, Zn, me regjionin e Artanës dhe më gjerë. Kodrinat e këtyre
maleve zbresin në drejtim të baseneve neogjenike periferike. Në kodrinat më të
larta hasen pjesë të rrafshinave fluvio denudive.
Në
jug dhe në lindje Galabi shtrihej gjerë në malet deri në Lumin Morava, rrëzë
Bujanovcit duke e përfshirë Vrajën, duke shkuar në veri-lindja gjerë në
rrafshin e luginës së Moravës jugore, përfshinte tërë luginën e Jabllanicës e
Kosanicës, malet e Leskocit dhe malet deri te Fusha e Prokuples dhe Kushumlisë,
dhe nëpër stacionin Ad-fines (Kushumlia e sotme), malet në lidje
të lumit Toplica, në drejtim të fushës
së Llapit, ky lumë mes Fushës së Besianës dhe Fushës së Kosoves, i ndanë
vargmalet e Albanikut me malësinë e Galabit, duke vazhduar në drejtim të
Ferizajtë e Gjilanit i përfshin malet dhe kodrinat në anën e majtë të Rrafshit
të Kosovës dhe lumit Morava në komunën e
Vitisë dhe Gjilanit, duke e ndarë në mes me Malin e Zi të Shkupit, fshatin
Pogragjë dhe grykën e Konqulit.
Malësia
e Galabit, sipas studiuesve serbë
Pas disa vizitave me karakter shkencor,
që i bënë studiuesit perëndimor në trojet shqiptare gjatë shekullit XIX, në
viset tona vërshuan edhe studiues sllav me qëllim të sllavizimit të toponimeve
dhe përvetësimit të objekteve të kultit.
Milosh S. Milojevic i cili pas Georg
Von Hahnn, kur shkruan për viset e Galabit, i quajnë “Golubaski Vis”, danas, “Golaski
Vis”. Pra shihet qartë se sllavët që nga mesi i shekullit XIX, këto male filluan
ti quajnë “Golak”. Përveç kësaj studiuesit sllav ishin të vetëdijshëm se
popullata autoktone shqiptare kishte njohuri për gjurmët e qytetërimit dhe të
minierave në viset tona, andaj përmes shkrimeve e shprehnin interesimin dhe
jepnin porosi që gjurmët e xehetarisë të hulumtohen dhe studiohen sa me shume
që është e mundur.
Jovan Cvijic shkruan se: Shkathtësitë e
vjetra të minierave janë bartur te popullata e sotme. Ajo popullsi minerare dhe
gjurmët dhe kujtimet e minierave të vjetra duhej të hetoheshin plotësisht, ato
janë të shumta dhe japin informacion për shumë gjëra.
Mita Rakic, i cili pas shpërnguljes së
shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, e bëri një përshkrim të udhëtimit të tij
nëpër trevat shqiptare të asaj zone. Ai duke udhëtuar nëpër fshatrat shqiptare
në jug lindje të Kushumlisë, shkruan se sytë shihnin Samakova (Skorie), po ashtu ai pohon se në këto anën jetonin vetëm shqiptarë
etnikisht të pastër. Kjo dëshmon për gjurmët e shumta të skorieve që
kishin mbetur nga përpunimi i metaleve në këtë trevë të banuar me shqiptar
autokton.
Studiuesit më të njohur botëror emrin e
Malësisë së Galabit e lidhin me emrin e fisit të njohur dardan Galabroi.
Hatat që tregojnë
shtrirjen e fisit të lashtë dardan Galabri
Dardania
si mbretëri u krijua në zemër të Gadishullit Ilirik. Nëpër territoret e Dardanisë kalonin shumë rrugë të rëndësishme antike,
gjeostrategjike, sepse si rajon i pasur me minerale në këtë trevë u kryqëzuan
rrugët që kanë lidhur lindjen me perëndimin dhe pjesën bregdetare të
Adriatikut me rrugët kontinentale. Rrugë
të rëndësishme të antikitetit që lidheshin me porte detare të rajonit, kalonin
nëpër këtë trevë të pasur me minerale.
Gjurmë të aktiviteteve minerare në këtë zonë janë dëshmuar në
shume lokalitete arkeologjike. Bazuar në zbulimet arkeologjike është dëshmuar
se përpunimi i mineraleve në tët trevë ka filluar që nga epoka e hershme e
metaleve.
Në epokën e hekurit, shtohen kapacitetet e përpunimit të metaleve,
ndërsa Mbretëria e Dardanisë bëhet e njohur në tërë rajonin për përpunimin e
arit e argjendit,
Slobodan Dushani?,: Prosopografske
beleške o rudarstvu u Gornjoj Meziji, Starinar, LVI/, Beograd shkruan
se: Dardania ishte e pasur me minerale dhe eksportonte prodhime nga metali kuptojmë se Metalet Dardane (Metalli Dardanici) dhe mallra tjera
janë eksportuar përmes rrugëve që kanë ekzistuar edhe atë përmes segmentit
rrugor Ulpiana-Scupi-Tjessalonica.
Zef Mirdita
bazuar në të dhënat e autorve antik ofron të dhëna për qytetet dardane duke shkruar
se: Nga burimet antike kuptojmë se Ptolomeu, në trevën dardane përmendë vetëm katër qytete si vendbanime
urbane: Naissusin, Arribantionin,
Ulpianën dhe Shkupin.
Rajoni
vullkanik-xehetar i Malësisë së Galabit, ndërlidhet me rajonin hapësinor
vullkanik përreth si: Rajonin xehetar të Albanikut, maleve Rodope, dhe Malit të
Zi të Shkupit.
Galabi
si qendër e rëndësishme urbane dhe ekonomike ishte e lidhur drejtpërsëdrejti me
minierat e rajoneve përreth vendbanimeve xehetarie si: Malet e Albanikut,
minjerat e Vushtrria e Bolasicës, me Malet Rodope, dhe Malin e Zi të Shkupit,
sidomos me Vërbani, Binçën, Dobëllden, Kërbliqin, Letnicen, Shosharen,
Pogragjen, Likoven, Llojanin etj. Pasuria minerare e këtyre rajoneve dëshmohet
edhe me rrënojat e kështjellave ilire e më vonë romake të këtyre anëve.
Gjurmë të qytetërimit dhe aktiviteteve minerare
Pasi
që territori i Gallapit përfshinte malet e pasura me minerale në mes të
Fushës së Nishit dhe Fushës së Kosovës, në bazë të gjurmëve arkeologjike del se
Malësia e Galabit, ishte territor xehetar e blegtoral, mjaftë i populluar me
vendbanime ilire - shqiptare.
Valbon
Bytyqi, Regjioni Lindor i Kosovës, Vecoritë fiziko gjeografike, resurset
natyrore dhe problemet gjeomjedisore shkruan se: Kjo malësi bënë pjesë në regjionin
lindor të Kosovës së sotme, në krahasim me pjesën tjetër të Kosovës (Rrafshin e
Dukagjinit), dallohet me lëndë të para metalike, minerale jo metalore, dhe
lëndë energjetike.
Gjurmë
të lashtësisë së qytetërimit në GALAB (Gallap) rrjedhin që nga koha e
neolitit dhe në bazë të hulumtimeve të gjerë tanishme në periudhat e metaleve,
janë evidentuar një numër lokalitetesh me rëndësi, që dëshmojnë për aktivitete
minerare dhe qytetërim të zhvilluar.
Nga
të dhënat e terrenit, zhvillimi i qytetërimit në Gallap na paraqitet me
vendbanime të shumta, dhe të ndryshme për kah zhvillimi ekonomiko-shoqërorë,
duke i përfshirë vendbanimet fushore pranë lumenjve dhe tokave pjellore, por
edhe me fortifikime të shumta në kodrinat në formë konike, pranë shkëmbinjve të
pasur me xehe dhe minierave të shumta,
Foto 1. Hartat që
pasqyrojnë shtrirjen gjeografike të Malësisë së Galabit
Studijuesja
e njohur Fanula Papazoglu për Galabrët dardanë cion autorët antik: ajo shkruan
se për minierat e kësaj treve kemi të dhëna edhe nga autorët antik. Shkrimtari
romak Straboni, i cili jetoi ne shekullin e parë para erës sonë, në librin e
tij VII, ka shkruar se, dardan janë dhe Galabrët tek të cilët …..(mungesë në
test), është një qytet i vjetër …. këta pra banojnë në thellësi të vendit.
Studijuesja Fanula Papazoglu, për qytetin dardan
Arhaia thekson se: Është një fakt se Straboni e dinte për atë qytet, dhe e
gjeti të udhës ta citonte me epitetin Arhaia e kjo tregon se nuk mund të
bëhet fjalë për ndonjë fortesë të zakonshme.
Zef
Mirdita shkruan se: Dardanët kanë qenë të organizuar në jetën politike,
ekonomike dhe sociale prandaj si duket ky polis Arhaia ka qenë qendër e
rëndësishme e fisit dardan Galabroi.
Sipas
Ëilliam Hazlitt, Galabrët janë një fis dardan, që jetojnë pranë lumit Morava,
në hapësirën poshtë qytetit të Nishit. Sipas tij qytetet Vicianum, Vendenea dhe
Tranupara, ndodhen brendaj hapësirës gjeografike të Galabit.
Carlo Troya, Storia d Italia del medio
Eva, di Carlo Troya, Volume 1, shkruan: Mendohet se Kalabrët,
i përkasin një populli të quajtur Galabri, të cilët jetonin në kohën e
Strabonit (viti 63, para krishtit) në Dardani. Emri i tyre rrjedh nga
ilirishtja, dhe ata janë pasardhësit e Cadamus (Kadmit), ose shikuar në baza
tjera të një Cxyklopi.
Edi
Shukriu, për ekzistimin e qyteteve në Dardani shkruan: Sipas burimeve antike në
Dardani kishte qytete, kështu në shekullin I, p.e.re, autori antik Tit Livi
bënë dallim midis vendbanimeve, duke i quajtur disa prej tyre me nacionin urbus,
përderisa Straboni përmend një qytet të vjetër tek Galabrët dardan, pra
një qytet që në shekullin e I p.e.re ishte i vjetër.
Nëse
i marrim për bazë perandorët më të njohur botëror, zbulimet arkeologjike dhe
statujat e punuara nga mermeri në qytetin antik të Nishit me rrethinë, nuk ka
dyshim se bëhet fjalë për një fise dardane të shquara, që njiheshin me emrin Galabrët (Kalabrët), të
organizuara brenda Mbretërisë së Dardanisë, me ekonomi, kulturë dhe histori të
avancuar për atë kohë.
Burimet
historike për qytetin e Nishit dhe fisin Galabri në antikitet, dëshmojnë se
kemi të bëjmë me një fis të vjetër dardan, me kulturë dhe qytetërim të
zhvilluar, që gjatë antikitetit, la gjurmë historike si fisi më aristokrat në
Evropë.
Gjatë
antikitetit të vonë, perandorët me origjinë dardane nga kjo trevë, themeluan
Kostandinopojën, zotëruan Selanikun dhe shumë qytetet tjera mesdhetare,
legalizuan krishterimin dhe e përhapën kulturën dhe qytetërimin në shtetet e
Evropës dhe Azisë.