Kulturë
Neki Lulaj: Mitingu i Poezisë 1964-2024
E hene, 11.11.2024, 06:54 PM
MITINGU I POEZISË 1964-2025
TAKIM JUBILAR
NGA
NEKI LULAJ
Në
Jakovë në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” u mbajtë Mitingu i Poezisë”i (60)
gjashtëdhjeti me radhë-1964-2024. Ky manifestim madheshtor mirë i organizuar
nga Klubi Letrar Gjon Nikoll Kazazi dhe
i pari i Komunës zt. Ardian Gjini i cili përshëndeti të pranishmit duku uruar
punë të mbarë edhe në vitet në vijim, pastaj tha se populli jonë ka përjetuar
gjatë historisë ndërrimin e 4 katër ose 5 pasaportave dhe prap i kemi rezistu ekzistencës si shqiptarë dhe
kjo nuk është pakë andaj edhe Klubi Letrar “Gjon Nikoll Kazazi”uroj punë të
mbarë e jetë të gjatë.
Në
orën Qendrore të Mitingut të Poezisë u evokuan 6 decenje jetë nëpër dimërat e
mëdhej dhe motet e liga plotë sfida e sakrifica por krenari e mbijetesë.Salla e
Pallatit të kulturës “Asim Vokshi”ishte e vogël për ti zenë të gjithë
pjesëmarrësit në këtë Mitimg madheshtor,
ku merrnin pjesë artdashësit po thuaj nga të gjitha qytetet e Republëkës
të Kosovës, pastaj edhe nga qytetet e ndryshme
të Republikës të Shqipërisë.Kishte dashamirë të artit dhe të poezisë të ardhur
nga mërgats, Gjermania Neki Lulaj dhe nga Austrija Anton Marku.
Mitingut
qendror të Poezisë ja shtuan vlerës me
prezencën e tyre disa nga bashkë
themeluesit të kësaj Kështjelle poetike si prof.Jusuf Buxhovi, i cili
tha jam i emocioniar por dhe i gëzuar, i emocionuar qe nuk e kemi
prezent ideatorin dhe bashkëthemeluesin e kësaj kështjelle poetike Dinë
Mehmetin, dr. Ibrahim Rugovën,
EnverGjerqekun, Teki Dervishin Tribunën Letrare me temën “60 vjet të Mitingut
të Poezisë” fillimisht referoi Muharrem Kurti,
kryetar i Klubit Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, duke dhënë informacione të rëndësishme për të
gjitha fazat e mbajtjes së këtij manifestimi. Kurti tha më tej se kujtojmë
këtu, pjesëmarrjen në Miting të Ismail
Kadaresë, Dritëro Agollit, Ali Podrimjes, Fatos Arapit,
Din Mehmetit, Xhevahir
Spahiut, Visar Zhitit, Natasha Lakos, Fatos Kongolit, Zija Çelës e shumë e shumë penda e
krijues të njohur, edhe kur ndërmjet nesh kishte kufij hermetikë
e ndarës deri në qiell. Pra, Mitingu i
Poezisë e shpërtheu kufirin shqiptaro-shqiptar me festën poetike në Gjakovë dhe
qe 60 vite u bë një Shkollë Poetike! e shumë penda të tjera qe i dhanë ide,
jetë e gjallëri të çmuara por që ikën nga kjo botë.
Kryetari
i Klubit “Gjon Nikoll Kazazi” Muharrem Jahkurti bëri një rezime të thukët mbi
punën dhe rezultatet e Mitingut të Poezisë duke theksuar se deshirojmë ky
Miting të jetë Ndëkombëtar pasiqe ky Organizim prej kohësh ka thyer kufijt ku
këtu kanë marrë pjesë edhe poet të trevave tjera jashtë kufijve shqiptar si nga
Amerika Maqedonija e veriit etj.
Kurse
zt.Agim Byci, mes tjersh tha për 60 vite
pune mund e sakrifice kemi pritë e përcjellë mbi dymijë poet, për punën tonë mund ti shkruajm mbi dy mijë
faqe.
Në
vazhdim u ndan disa Çmime Jubilare, si dr. Ibrahim Rugovës, Teki Fervishi,
Jusuf Buxhovi, Sabri Hamiti, Besnik Mustafai, Milazim Krasniqi.etj.
Kështu
në këtë atmosferë të bukur poetike vazhdoj ora
e Madhe Qendrore e Mitingut ku
para pjesëmarrësve entuziast poezit i e tyte i lexuan poetet :
Sabri
Hamiti, Milazim Krasniqi, Naime Beqiraj,
Sali Bashota, Prend Buzhala, Lulzim Logu, Lulzim Tafa, Blerim Valla Neki
Lulaj Arif Bozaxhiu, Agim Desku Migena
Orllati, Albert Shala etj.
Jakova
e vjetër heroike mbijetoj nëpër dallgët
ugurëzeza të kohërave duke i përkundur
në djepin e saj poetet e mëdhej qe u benë rezistencë kohërave duke zenë vend meritor në analet lavdishe te
historisë.
Edhe
disa nga pjesëmarrësit në këtë Miting jubilar ju ndanë mirënjohje dhe dekorata.
Tradita
vazhdon me kryetarin dhe udhëheqesit e vyer zt. Muharrem Kurti dhe kryesin
e shkëqyer dhe mirë të organizuar të
Klubit “Gjon Nikoll Kazazi”