Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hamza Halabaku: Këtu do të rroj!

| E diele, 10.11.2024, 07:26 PM |


Hamza Halabaku

KËTU DO TË RROJ...

Vërtetë unë jam gur...

Mos më veni në mur!

Vendosmëni në urë,

se jam i fort, jam ogur...

Kam faqe kam ngjyrë,

kam besë dhe shkëlqim,

Kam dije me fytyrë.

Jam, pra gur i vendit tim...

Dikur thoshte gjyshi:

Mes truallit në këtë shtëpi

rritet mirësia lum biri

prej Adamit, Iliri e Dardani.

Ndërsa babai në ledhatim

rrënjët tona na i dëftoi...

Nga kjo baltë lindëm, biri im,

Prandaj, unë këtu do të rroj!

Prishtinë, janar 1999