Mendime
Gjon Keka: Unë vetëm një kauzë e mbroj, atë që e mbrojti edhe Gjergj Kastrioti
E diele, 10.11.2024, 06:56 PM
Unë vetëm një kauzë e mbrojë atë që e mbrojti edhe Gjergj Kastrioti
Nga
Gjon Keka
Asnjë
kauzë fetare nuk e mbrojë unë, arsyeja pse nuk e mbrojë asnjë është: Së përi
asnjë kauzë fetare nuk ka nevojë për mbrojtjen time ,apo të ndonjë njeriu, nëse
ajo është kauza e vërtetë e Zotit ai vetë e mbron atë.
Së
dyti unë kam marrë mësim nga kryeheroi ynë arbëror Gjergj Kastrioti i cili e
mbrojti kauzën e Papëve në atë kohë,por në fund mbeti vetë përballë një
perandorie barbare që pushtonte e pushtonte dhe forcohej ndërsa Gjergji ynë i
Madh me arbërorët e tij derdhnin gjak për atdheun e tyre dhe me pikat e fundit
të gjakut të tyre e mbrojtën civilizimin e përbashkët europian.
Edhe
mua kur para disa viteve më patën kërcënuar disa mbetje të ideologjisë islamike
në Kosovë, asnjë nga priftërinjët, pastorët e as shokët që i pata njohur më
parë nuk më patën shkruar,e as me dal publikisht me denoncu apo me thënë a ke
nevojë për ndonjë mbrojtje apo mbështetje ,ose ne do të jemi krah teje në këtë
kohë për mbrojtjen e jetës dhe të familjes,por heshtën të gjithë ose nuk i
interesonte fare sikur nuk ka ndodhë asgjë.Prandaj jo rastësisht ekziston edhe
proverba" "miku i mirë shihet në ditë të vështirë."
U
desh vetë me i dal ballë gjitha atyre kërcënimeve dhe me forcat e mia me
mbrojtë jetën ,ekzistencën ,familjen time dhe këtë guxim sigurisht se e mora
nga trimëria e Gjergj Kastriotit i cili është shembull i vetëmbrojtjes dhe i
tmerrit kundër armiqëve.
Unë
si gjithmonë vetëm një kauzë me dinjitet e mbrojë atë që e mbrojti edhe Gjergj
Kastrioti, kauzën e Dardano-Arbërisë së lirë, të pavarur dhe të bashkuar si në
kohën e Kuvendit të Lezhës dhe mbi të gjitha të bashkuar me familjen e
natyrshme europiane. E mbrojë kauzën e lirisë,dritës,dijes dhe dua që ta shoh
Dardaninë time në dritë, të zhvilluar,të qytetëruar,me kulturë të lartë dhe
pjesë e familjes së natyrshme europiane.
Paramendoni
disa individ madje edhe priftërinjë e pastor më paskan përgojuar dhe njollosur nëpërmjet
disave njerëzve tjerë ,thuajse këta e kanë mikroskopin shpirtëror për me ma pa
zemrën se çka ka në zemrën dhe mendjen time.
Po
ia lë ndërgjegjes së tyre ,ata e din vetë se çfarë kanë llomotitur e
përgojuar,aq më tepër kjo tregon se ata nuk kanë të bëjnë aspak me Jezus
Krishtin i cili mëson një jetë të vërtetë ,të drejtë në dritë dhe pa përgojime
e paragjykime.
Për
ju po e vendos këtë pjesë nga Bibla (Mateu 7:1-6) e cila thotë qartë:
"Mos
gjykoni, që të mos gjykoheni.Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit me të
cilin ju gjykoni; dhe me masën me të cilën ju masni, do t'ju masin të tjerët.
Pse
shikon lëmishten që është në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon trarin që
është në syrin tënd?
Ose,
si mund t'i thuash vëllait tënd: "Dale të të heq lëmishten nga syri,"
kur ke një tra në syrin tënd?
O
hipokrit, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë
lëmishten nga syri i vëllait tënd.
Mos
u jepni qenve ç'është e shenjtë dhe mos i hidhni margaritarët tuaj para
derrave, që të mos i shkelin me këmbë dhe të kthehen kundër jush dhe t'ju
shqyejnë."